[email protected]
Publikohet artikull me titull dhe fotografi të sajuar
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull, duke pretenduar në titull se Kosova është pranuar në një organizatë ndërkombëtare.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, pasi nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në këtë artikull është paraqitur deklarata e ish drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili për “Ekonomia Online” kishte thënë se Policia e Kosovës është e gatshme të pranohet në organizatën ndërkombëtare, INTERPOL.

Gjithashtu, edhe fotografia në këtë artikull është jo adekuate, në të cilën gjenden portretet e presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, të cilët nuk përmenden fare në artikull.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “postlajme.net”:

 Termet Në Beograd! Kosova Pranohet Në Kete Organizatë Botërore

PoI,icia e Kosovēs gati tē jetē pjesē e IN TERPOL-it. PoIicia e Kosovēs me kapacitete ekzistuese ēshtē e gatshme tē jetē pjesē e organizatēs mē tē madhe tē sigurisē nē botē, INTERPOL.

Madje pjesētarēt e PoIicisē kanē qenē tē gatshēm qē tē ndihmojnē kolegēt e tyre nga shtet e tjera nē Iuftimin e krhimit ndērkombētar qysh moti, thotē, ish-drejtori i Rashit Qalaj.

Deputeti i PDK-sē thotē se PoI,icia e Kosovēs mund tē kontribuonte dhe ta ndihmonte kētē mekanizēm nē hetimin e shumē rasteve.


Vegëza e artikullit të publikuar në “postlajme.net”:

https://postlajme.net/57414?33&fbclid=IwAR37BotZopqrnx4p_ECwuz_N-_BglXPmlldzaIh5CA7GOScfClBVZEV99-U
https://postlajme.net/57414?33&fbclid=IwAR37BotZopqrnx4p_ECwuz_N-_BglXPmlldzaIh5CA7GOScfClBVZEV99-U

I njëjti artikull është publikuar në Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila numëron mbi 40 mijë ndjekës.

https://www.facebook.com/33shi/posts/726173864983668


Ish drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, tani deputet nga radhët e PDK-së, thotë se Policia e Kosovës mund të kontribuonte dhe ta ndihmonte këtë mekanizëm në hetimin e shumë rasteve.

“Policia e Kosovës është qysh moti e gatshme e përgatitur të jetë pjesë e INTERPOL-it, dhe mos të harrojmë që nuk është çështja vetëm se do të ketë benifite Kosova nga anëtarësimi në këtë organizatë, mirëpo ka benifite reciproke, meqenëse Policia e Kosovës do të kontribuonte shumë që edhe INTERPOL-i të marrë informacione nga Policia e Kosovës”, u shpreh Qalaj për Ekonomia Online.

https://ekonomiaonline.com/nacionale/siguri/policia-gati-te-jete-pjese-e-interpol-it-anetaresimi-mundeson-luftimin-e-krimit-nderkombetar/

Analiza:

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull, të cilit i ka vendosur fotografi dhe titull të sajuar, të cilat nuk i përgjigjen përmbajtjes.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others