Të fundit | Vazhdon publikimi i videove të gjeneruara me IA lidhur me zgjedhjet Të fundit | Kurti nuk tha se studentët shqiptarë gabuan që protestuan në Shkup dhe se M… Të fundit | Dëmtimi i një ambulance serbe në një fshat të Vushtrri paraqitet pa prova s… Të fundit | Postimet nuk sqarojnë se rritja e çmimit të bukës ka ndodhur në Maqedoninë… Të fundit | Spiropali nuk ka thënë se Vjosa Osmani, krerë të PDK-së dhe Baton Haxhiu ja… Të fundit | Pretendim i rremë se janë konfirmuar rastet e para të hantavirusit në Kosov… Të fundit | Si ndikojnë influencuesit politikë në zgjedhje? Të fundit | Video të gjeneruara me IA të ndërlidhura me zgjedhjet po qarkullojnë në med… Të fundit | Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar Të fundit | Nuk janë rritur shtesat për fëmijë dhe lehona, bëhet fjalë për premtim elek…
[ ARTIKULLI ]

Autobusi i kombëtares së Islandës nuk është dëmtuar nga tifozët në Prishtinë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një video-material me pamje të një rruge që çon në drejtim të stadiumit, Fadil Vokrri, në Prishtinë, me pretendimin se është dëmtuar autobusi i kombëtares së Islandës nga disa tifozë shtetas të Kosovës.

Kjo përmbajtje është publikuar dje (20 mars) në TikTok nga një llogari me emrin, “focusprishtina”.

A është i vërtetë pretendimi?

Hibrid.info ka gjetur se nuk ka raportime qoftë të bazuara apo edhe të pakonfirmuara të cilat do ta mbështesnin pretendimin në fjalë.

Deri në momentin e trajtimit përmbajtja ka marrë më shumë se 40 mijë shikime dhe janë vërejtur komente, nga të cilat mund të vlerësohet se pretendimi mund të merret si i vërtetë.

Kombëtarja e Kosovës u përballë me Islandën, ku shënoi fitore të rëndësishme në përballjen e parë të “play-off”-it për inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve (shih këtu).

Hibrid.info ka kontrolluar uebfaqet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Federatës së Futbollit të Islandës (KSI) dhe faqen e Policisë së Kosovës në Facebook, por në njoftimet e fundit të këtyre institucioneve nuk ka konfirmim të pretendimit të trajtuar.

Për të parë nëse ka raportime nga mediat, hibrid.info ka hulumtuar edhe nëpërmjet makinës së kërkimit, “Google”, por rezultatet nga kërkimi nuk kanë shfaqur të dhëna që mbështesin pretendimin (lexo këtu).


Analiza

Pretendimi për sulm të autobusit të kombëtares së Islandës në futboll, e cila udhëtoi për tu përballur me kombëtaren e Kosovës mbrëmë në Prishtinë, është i pavërtetë.

Në njoftimet e institucioneve zyrtare nuk ka konfirmim të pretendimit. Gjithashtu në media nuk është raportuar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere