Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet video konspirative me pretendimin se Biden dhe Putin kanë planifikuar një sërë ngjarjesh për botën

HIBRID

Në median sociale “TikTok” është publikuar një video-material me mbishkrimin “Pandemia Axar në 2024” nga llogaria me emrin “lumjanana009”, në të cilin pretendohet për një sërë planesh për botën, të planifikuara nga takimi i fundit (16 qershor 2021) i presidentit të SHBA-ve, Joe Biden me presidentin rus, Vladimir Putin.

Video-materiali pretendon se si rezultat i takimit të liderëve të SHBA-ve dhe të Rusisë, u planifikua lufta në Ukrainë, përdorimi i armëve biologjike në Evropë si dhe zhdukja e 20 mijëra çeçenëve.

Mirëpo hibrid.info ka arritur të vërtetojë se pretendimet e paraqitura në këtë video-material janë të paverifikuara dhe si të tilla nuk qëndrojnë.


Vegëza e video-materialit të publikuar në “TikTok” nga llogaria “lumjanana009”:

https://www.tiktok.com/@lumjanana009/video/7231032666164972827

Ky video-material i publikuar sot (9 maj), deri tani ka grumbulluar mbi 20 mijë shikime. (shih fotografinë më poshtë)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur të publikuar në faqen e “Shtëpisë së Bardhë”, konferencën për media të presidentit, Joe Biden, pas përfundimit të samitit SHBA-Rusi, në të cilin edhe u realizua takimi ndërmjet dy presidentëve të këtyre dy vendeve më 16 qershor 2021. (shih këtu)

Presidenti amerikan në konferencë kishte folur për marrëdhënie të fuqishme dhe stabile ndërmjet dy vendeve si dhe për bashkëpunim kur është fjala për interesat reciproke.


Hibrid.info po ashtu ka gjetur të publikuar edhe reagimin e presidentit Biden, kundër sulmit të Ukrainës nga Rusia, më 23 shkurt 2022. (shih këtu).


Kurse sa i përket pretendimit për përdorimin e armëve biologjike, ky pretendim ishte kontrolluar dhe hedhur poshtë nga verifikuesit e fakteve, “bbc.com” dhe “frontline.thehindu.com”. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Llogaria në TikTok me emrin “lumjanana009” ka publikuar një video-material që tregon për disa pretendime për plane të fshehta në takimin ndërmjet dy presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, më saktësisht, Joe Biden dhe Vladimir Putin.

Mirëpo në përmbajtje, mungojnë dëshmitë të cilat do të verifikonin vërtetësinë e pretendimeve të paraqitura. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere