Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Mema nuk ka thënë se “Në Kosovë mund të ketë qindra piramida si të Egjiptit”

HIBRID

Disa portale të dyshimta dje (14 korrik) kanë publikuar një artikull me titull “Marin Mema: Në Kosovë mund të ketë qindra piramida si të Egjiptit, këto janë gjurmët që kam zbuluar”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Gjithashtu, lajmi është i vjetër, i publikuar më 24 nëntor 2019.

Gazetari nga Shqipëria, Marin Mema, më 24 nëntor 2019, i ftuar në emisionin “Personale” në televizionin Dukagjini kishte thënë që, në bazë të kërkimeve arkeologjike të bëra kohëve të fundit në pjesën veriore të Shqipërisë, pa dhënë detaje për referencat, janë zbuluar disa dhjetëra “tuma” e që sipas tij këto kanë logjikën e njëjtë me ndërtimin e piramidave të Egjiptit.

Pra, titulli që pretendon se Mema ka deklaruar se në Kosovë mund të ketë qindra piramida si të Egjiptit, rezulton të mos jetë i vërtetë.


Artikulli i vjetër me titull të rremë është publikuar nga portalet e dyshimta si “web.gazetakorrekte.com”, “lajmifundit.al”, “kosovaime.tv”, “gazet1.press”, “news225media.com”, “gazetaz.com” dhe “sot.com.al”.


Artikulli i publikuar nga këto portale të dyshimta është shpërndarë edhe nga disa faqe në Facebook si “Gazeta Korrekte”, “Historia Shqiptare”, “Kosova ime”, “Gazeta Dardania“, “Tradita Shqiptare” dhe “Specialja”.


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur intervistën e plotë të gazetarit Marin Mema, dhënë më 24 nëntor 2019 në emisionin “Personale” në televizionin Dukagjini. (shih këtu dhe këtu)


Pjesë nga deklarata e Marin Memës:

Ka shumë vende arkeologjikë të cilat praktikisht nuk njiheshin, jo më larg se dy apo tre javësh në Shqipëri ne arritëm të tregojmë ekzistencën e më se 210 tumave prej guri dhe dikush do të pyes se çfarë janë tumat prej guri. Ato janë varre që kanë të njëjtën logjikë siç kanë qenë po themi piramidat e Egjiptit, janë edhe këto varre të ndërtuara për prijësit e kohës të cilat janë deri 5000 vjeçare.

Janë zbuluar mbi 210 në veriun e Shqipërisë, absolutisht që ky kërkim duhet shtrirë edhe në Kosovë, sepse të paktën sipas burimeve që unë kam të tilla ka shumë edhe në Kosovë.


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se “tumat” nuk janë të njëjta me piramidat e Egjiptit, hibrid.info ju sjellë domethënien e “tumave” të përshkruar në Wikipedia. (shih këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar një deklaratë të vjetër të gazetarit shqiptar Marin Mema, i cili ka thënë se në Shqipërinë e Veriut janë zbuluar disa dhjetëra “tuma” e që, sipas tij, këto kanë logjikën e njëjtë me ndërtimin e piramidave të Egjiptit.

Por, portalet e dyshimta këtij artikulli i kanë vënë titull të rremë me pretendimin se Mema ka thënë që në Kosovë mund të ketë qindra piramida si të Egjiptit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere