Të fundit | Publikohet deklaratë e rreme që i atribuohet Wolfgang Petritschut për Albin… Të fundit | Rusia intensifikon narrativat për Kosovën: viktimizimi i serbëve, delegjiti… Të fundit | Vazhdon të publikohet videoja e gjeneruar me IA që paraqet rrejshëm Trumpin… Të fundit | Si mund të përdoren filmat e animuar për propagandë Të fundit | Pretendimi konspirativ se serbët në Kosovë do ta “paguajnë çmimin” për gjyk… Të fundit | Pretendimi i pabazuar se një “top zjarri” u lëshua nga Kosova drejt Serbisë Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Bugajski e ka bërë këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Vllasit i atribuohet rrejshëm një deklaratë për Kurtin Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara të Kurtit dhe Fidanit për Kosovë… Të fundit | Narrativat e zyrtarëve rusë për situatën në Kosovë: “spastrim etnik” i serb…
[ ARTIKULLI ]

Ngjarja ka ndodhur në Greqi, por nuk tregohet në titull

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një artikull i titulluar “Gjendet një trup i pajetë, dyshohet se është i doktorit të njohur”.

Lajmi është publikuar dje (9 qershor) nga portali me përmbajtje në gjuhën shqipe, “kosova-sot.info”.

Çka i mungon titullit të artikullit?

Në titull nuk bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Greqi.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “kosova-sot.info”:

https://archive.is/2byGn#selection-401.0-418.0


Vend-ndodhja e lajmit tregohet vetëm në kreun e tekstit, kur thuhet se “Një trup i pajetë është gjetur në kërkimin që autoritetet po e bënin për prezantuesin e zhdukur të televizionit britanik, Michael Mosley në Greqi…”.

Marrë parasysh faktin që portali në fjalë është i regjistruar në Kosovë (shih këtu), titulli në fjalë, mund të lë vend për keqinformim te lexuesit e mundshëm të këtij artikulli, se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.


Po ashtu edhe artikujt të publikuar nga mediat në gjuhën angleze, të gjetura nga hibrid.info, tregojnë se ngjarja në fjalë ka ndodhur në Greqi (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Titulli i një artikulli që njofton për trupin e pajetë të një doktori të njohur, është përgjithësues.

Lajmi i publikuar nga një medium me audiencë shqip-folëse, nuk tregon se ngjarja ka ndodhur në Greqi.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere