Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Ri-publikohet fotografia e montuar, që shfaq kryeministrin Kurti në takim me ish-kryeministrin serb Koshtunica

HIBRID

Një llogari në Facebook me emrin “Shemsi Pllana” ka publikuar një imazh, që paraqiten në prani të njëri tjetrit Albin Kurti, kryeministri e Kosovës me ish-kryeministrin e Serbisë, Vojisllav Koshtunica.

Imazhi është publikuar në një grup publik në Facebook, me 4 mijë e 600 anëtarë, që mban emrin “Diaspora me PDK” (shih këtu).

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë imazhin origjinal duke vërtetuar se fotografia e publikuar është e montuar.

I njëjti imazh është publikuar edhe më herët në mediat sociale dhe është trajtuar nga hibrid.info (shih këtu dhe këtu).


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga llogaria “Shemsi Pllana” në grupin “DIASPORA me PDK”:

https://www.facebook.com/groups/401170274324083/posts/1051931969247907


Pas kërkimit përmes programit të automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka gjetur imazhin real të publikuar në platformën online për ngarkim të fotografive “GettyImages”, në të cilën nuk shihet kryeministri Kurti. Fotografia e gjetur, e realizuar në vitin 2005, në fakt e shfaq ish-politikanin serb Vojislav Koshtunica së bashku me ish-gjeneralin serb, Vladimir Lazareviq (shih këtu).


Analiza:

Imazhi që tregon kryeministrin Albin Kurti në prani të ish-kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica, është i montuar.

Në fotografi figura e kryeministrit Kurti ka zëvendësuar ish-gjeneralin serb, Lazareviq, i cili në të vërtetë shfaqet në fotografinë autentike.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere