Të fundit | Rritja e mashtrimeve në Facebook Marketplace dhe rreziku për përdoruesit Të fundit | Titulli nuk e qartëson se pagat janë rritur në Zvicër Të fundit | Kufijtë e gazetarisë në drejtim të PR-it, influencës dhe politikës Të fundit | Roli i hiperlinkut në gazetarinë digjitale dhe mungesa e tij si faktor i ke… Të fundit | Grafiti në Zubin Potok dhe pretendimet pa prova për kërcënim ndaj serbëve s… Të fundit | Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë Të fundit | Imazhi i krijuar me IA paraqitet pasaktë si dëshmi për transportimin e qenv… Të fundit | Nuk ka vendim e as datë të caktuar për zgjedhje të reja Të fundit | Raporti i FMN-së flet për parashikim, jo për rritje ekonomike aktuale Të fundit | Nuk konfirmohet gjetja e varrit masiv në Drenas dhe lidhja me arrestimin e…
[ ARTIKULLI ]

Rritje e përmbajtjeve keqinformuese në TikTok për zgjedhjet

HIBRID

Platforma për verifikim faktesh, hibrid.info, ka shpalosur të dhënat e fundit mbi çrregullimin informativ, me fokus në keqinformatat që lidhen me zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Siç bëhet e ditur në raportin për muajin tetor, është vënë re rritje e keqinformimit në median sociale TikTok. Kjo media sociale, bazuar në të dhënat e raportit, është bërë qendra kryesore e fushatave keqinformuese që lidhen me zgjedhjet parlamentare të caktuara për 9 shkurt 2025.

Bazuar në raportin e muajit tetor, sondazhet zgjedhore dhe çështjet tjera që lidhen me zgjedhjet, përbëjnë shumicën e 55 përmbajtjeve keqinformuese të cilat janë trajtuar nga kjo platformë. Tema tjetër që ka dominuar në përmbajtjet keqinformuese ka qenë veriu. Nga këto 55 përmbajtje keqinformuese, 73 për qind janë publikuar në media sociale ku dominon TikToku me 38 për qind.

“Sondazhet zgjedhore si temë dominojnë në muajin tetor duke u ndërlidhur me parafushatën keqinformuese zgjedhore që po zhvillohet në mediat sociale. Veriu, si temë, ka pasur disa përmbajtje keqinformuese dhe po ashtu edhe zgjedhjet në Kosovë. Kur i bashkojmë sondazhet zgjedhore dhe zgjedhjet e Kosovës, dy tema të përbashkëta përbëjnë shumicën e përmbajtjes keqinformuese të publikuara gjatë muajit tetor dhe kjo praktikë ka vazhduar edhe gjatë muajit nëntor”, ka thënë hulumtuesi i hibrid.info, Festim Rizanaj në një konferencë për media të premten.

Ai ka bërë të ditur se edhe figurat që ndërlidhen me zgjedhjet apo partitë politike, kanë dominuar si më të përfolurat në publikimet keqinformuese. Emri i kryeministrit Albin Kurti ka qenë më i përfoluri gjatë tetorit në përmbajtjet keqinformuese.

Hulumtuesi tjetër i hibrid.info, Fatbardh Dema, ka thënë se raportet për keqinformimin në muajt gusht, shtator dhe tetor, kanë treguar për rritje të keqinformatave të plasuara në median sociale TikTok. Deri para muajit shtator, ka qenë Facebooku që printe si media sociale me më së shumti keqinformata të trajtuara prej hibrid.info. Nga shtatori ka dominuar TikToku fillimisht me 35 për qind të përmbajtjeve keqinformuese dhe në tetor me 38 për qind.

“Formati i TikTokut promovon viralitetin dhe keqinformatat në këtë platformë janë të afta të përhapen më shpejt përmes videove të thjeshta që përfshijnë interpretime të rreme të ngjarjeve aktuale. Fushat më të prekura përfshijnë politikën, ku përmbajtjet keqinformuese lidhen kryesisht me zgjedhjet dhe sondazhet e rreme”, ka thënë Dema.

Nga 16 gushti kur u caktua data e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 e deri tash, nga kjo platformë janë verifikuar 14 sondazhe të rreme. Sipas hulumtuesve, shumica e tyre janë publikuar në TikTok.

“Kur themi sondazhe të rreme, në to ka pasur përmbajtje tërësisht të fabrikuara, po ashtu kishte sondazhe të vjetra që paraqiteshin rrejshëm si aktuale, si dhe sondazhe të vjetra të cilat u paraqitën si aktuale, por duke ua manipuluar të dhënat, varësisht se cilën parti ose kandidat e mbështet publikuesi. Prej 1 janarit deri më 16 gusht kanë qenë 7 sondazhe të rreme. Pra ka rritje enorme pra prej gushtit për numrin e sondazheve që publikohen në TikTok”, ka thënë Dema.

Raporti i plotë i muajit tetor: (këtu)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere