Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Satira paraqitet si ngjarje e vërtetë

HIBRID

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Gani Gërmia e zë plakun me ‘pelë për dore’ në motel, e denoncon rastin në instancat e larta shtetërore”.

Ky lajm ka të bëjë me një skeç humoristik që është bërë ditë më parë. Megjithatë, në titullin e artikullit nuk tregon se shkrimi ka të bëjë me një ngjarje satirike, por “Kosova-sot.info” e paraqet atë si ngjarje të vërtetë.

Gjithashtu, titulli i këtij artikulli, shihet se nuk përputhet me përmbajtjen.

Teksti i artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

Gani Gërmia e zë plakun me ‘pelë për dore’ në motel, e denoncon rastin në instancat e larta shtetërore

Gani Gërmia thotë se ka dalë së bashku me njësitet relevante për sigurinë kombëtare të ‘Republikës së Gërmisë’, për të zhvilluar një operacion, pas të cilit thotë se do ftojë konferencë të jashtëzakonshme për medie.

Gërmia thotë se aksioni është ndërmarrë pas informacioneve që kanë pranuar se në këtë motel po zhvillohen ‘aktivitete kënaqësië’.

Video-skeqi i titulluar “Gani Germia e Zë Ne BEFASI Një PLAK Me Një VAJZE Të Re Ne MOTEL (TURP)”, është një video me përmbajtje satirike, e cila ironizon me disa nga rastet kur disa pleq kanë vdekur në motele pas akteve seksuale.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/515209/gani-germia-e-ze-plakun-me-pele-per-dore-ne-motel-e-denoncon-rastin-ne-instancat-e-larta-shteterore/?fbclid=IwAR1Pez7ruyU7TMg-l1l66YzPPpUjRs_Y90gGWeGJYPJpJjPKugmJfsNIedM


Skeqi satirik në të cilin është bazuar lajmi i publikuar nga “Kosova-sot.info”, është realizuar nga “Gani Gërmia”. Visar Dërmaku i njohur me karakterin “Gani Gërmia” njihet për krijimin e skeqeve satirike dhe shpërndarjen e tyre në rrjete sociale.

https://www.youtube.com/watch?v=uM-ExgcK-Kw&list=PLOkMmZTg9b0nHdF8wzcj9PZP4FSE4ZNif&fbclid=IwAR3G9FKmcPyCSicTcbZp4kpSnGrtQ4PUK86AMDD20hccfv_BgP19y_4WrIc

Analiza:

“Kosova-sot.info” në këtë artikull ka vënë titull që nuk përputhet me përmbajtjen, duke mos treguar se bëhet fjalë për një video humoristike. Me anë të këtij titulli, ky portal mund të dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se bëhet fjalë për ngjarje të vërtetë. Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “satirë”.


Arsyetimi:

Satirë – Vlerësimi i “Satirës” përfshinë përmbajtjen e cila përdor lajme të paramenduar që përdorin satirën për të treguar realitetin. Ky është edhe një mënyrë e raportimit i cili nuk është problematik, nëse media arrin të argumentojë se bëhet fjalë për një përmbajtje satirike.

Qëllimi i përfshirjes së këtij vlerësimi në metodologji është të tregohet ky lloj i përmbajtjes në situata kur mund të pretendohet se është një raport i vërtetë i mediave dhe kur bëhet potencialisht i dëmshëm në rast të transmetimit të mëtejshëm pa arritur që të shpjegohet qartë se bëhet fjalë për tekst satirik. Pra në raste të tilla, nëse një tekst nuk arrin të sqaroj se ka përmbajtje satirike, mund te kuptohet si i vërtetë dhe, si rrjedhojë, mund të krijojë opinion të gabuar tek audienca. Mirëpo, media që boton këtë lloj përmbajtjeje nuk mund të jetë në njërën nga listat negative vetëm për shkak të publikimit të këtij lloji të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere