Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Klan Kosova nuk ka publikuar artikull në mbështetje të Fatmir Shehollit

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Llogaria “Murat Maci” në Facebook ka publikuar të enjten (9 tetor) një postim në të cilën shfaqen pamjet e portalit “KlanKosova.tv”, ku në fotografi shihet portreti i Fatmir Shehollit, i arrestuar sot (9 tetor) nga Policia e Kosovës, nën dyshimet për spinuazh.

Në këtë postim nga llogaria e lartcekur, shfaqet edhe një titull “Klan Kosova : Famir Sheholli jemi me ty,mbahu i fortë. Drejtesi për Fatmir Shehollin!”.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se një artikull me titull të tillë nuk është publikuar nga mediumi online “KlanKosova.tv”. Po ashtu, ky medium ka reaguar ndaj këtij postimi duke e quajtur “të rremë dhe manipuluar”.

Ky postim nga llogaria “Murat Maci”, deri në shkrimin e këtij artikulli, ka arritur të grumbullojë 371 reagime, 304 komente dhe 30 shpërndarje. (shih këtu)


Hibrid.info ka gjetur se llogaria “Murat Maci” ka përdorur një artikull të publikuar nga KlanKosova.tv, të cilin më pas e ka manipuluar duke ia ndërruar titullin. (shih më poshtë fotografitë krahasuese)


KlanKosova.tv, përmes një artikulli ka reaguar ndaj këtij postimi, të cilin e ka quajtur “të rremë dhe manipuluar”. (shih këtu)

“Klan Kosova dënon ashpër publikimin e një fotografie të rreme dhe manipulimit që është shpërndarë në rrjetin social Facebook nga Murat Maci, ku është montuar një tekst i pavërtetë që paraqitet sikur është reagim zyrtar i institucionit tonë, pas arrestimit të Fatmir Shehollit për spiunazh.

Theksojmë qartë se Klan Kosova nuk ka publikuar asnjëherë një material të tillë dhe përmbajtja në fjalë është krejtësisht e fabrikuar me qëllim të keqinformimit dhe dëmtimit të reputacionit.

Klan Kosova mbetet e përkushtuar ndaj standardeve profesionale të gazetarisë dhe ndaj së vërtetës.

Kërkojmë nga lexuesit dhe shikuesit tanë të mos bien pre e përmbajtjeve të rreme dhe të verifikojnë çdo informacion përmes kanaleve tona zyrtare.

Ne do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjorë në këtë rast për të mbrojtur integritetin e Klan Kosovës!”


Analiza:

Një postim i publikuar më 9 tetor nga llogaria “Murat Maci” në Facebook ka shpërndarë një imazh të manipuluar që imiton portalin “KlanKosova.tv”, me titullin e rremë “Klan Kosova : Famir Sheholli jemi me ty,mbahu i fortë. Drejtesi për Fatmir Shehollin!”.

Pas verifikimit, u konstatua se një artikull me këtë titull nuk ekziston në faqen zyrtare të Klan Kosovës. Mediumi ka reaguar publikisht, duke e cilësuar postimin si “të rremë dhe të manipuluar”. Postimi i rremë ka arritur qindra reagime, komente dhe shpërndarje në Facebook.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë” dhe “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere