[email protected]
Shtrenjtimi i bukës deri në 1 euro, është pretendim politik
shape
shape
shape

Portalet “Indeksonline.net” dhe “Arbresh.info” kanë publikuar artikullin me titull “Paralajmërohet shtrenjtimi i bukës deri 1 euro”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi nuk ka ndonjë paralajmërim zyrtar nga institucionet relevante lidhur me shtrenjtimin e bukës deri në 1 euro.

Në përmbajtje gjendet një deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqit, i cili ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk po vepron në mënyrë proaktive për të parandaluar rritjen e çmimeve pasi sipas tij, do te ketë rritje te çmimit te miellit, në rast të përshkallëzimit të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Nëse vërtet përshkallëzohet konflikti Rusi-Ukrainë, situata le që do të përkeqësohet për energjinë, ne do të kemi situata të reja të përkeqësimit të situatës, po e marr një shembull, do të ngritët çmimi i miellit dhe si pasojë çmimi i bukës. Unë besoj deri në 1 euro ka me u bo buka në Kosovë nëse kjo situatë ndodh, qeveria duhet të blejë rezerva, por ata nuk merren me këtë punë, nuk ua pret mendja, kjo është temë që edhe në nivel të Bashkimit Evropian diskutohet”,  tha Krasniqi.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet “Indeksonline.net” dhe “Arbresh.info”:

https://indeksonline.net/paralajmerohet-shtrenjtimi-i-bukes-deri-1-euro1/

https://www.arbresh.info/lajmet/paralajmerohet-shtrenjtimi-i-bukes-deri-1-euro/?fbclid=IwAR1Am7KjUaf0RD42aQnVBB7H2GckYf8hc9pa8snoxyblLXlQgs5jFS9E6vk


Hibrid.info ka gjetur një artikull të publikuar nga revista amerikane “Foreign Policy”, e cila gjithashtu është një hipotezë, ku thuhet se në rast të një lufte ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, mund të sjellë një rritje të çmimeve të ushqimit në vendet që importojnë grurin  nga Ukraina, e që janë Afrika dhe Azia. (shih këtu)


Pjesë e artikullit të Foreign Policy e përkthyer në gjuhën shqipe:

Me disa nga tokat më pjellore në planet, Ukraina është njohur si shporta e bukës së Evropës për shekuj. Eksportet e saj bujqësore me rritje të shpejtë – drithërat, vajrat bimore dhe një mori produktesh të tjera – janë thelbësore për të ushqyer popullsinë nga Afrika në Azi. Dhe ndodh që një pjesë e konsiderueshme e tokës bujqësore më produktive të Ukrainës ndodhet në rajonet e saj lindore, pikërisht ato pjesë më të cenueshme ndaj një sulmi të mundshëm rus. Ndërsa retë e luftës mblidhen përgjatë kufijve të Ukrainës, një shqetësim që ka kaluar relativisht pa u vënë re është pyetja se çfarë ndodh me këto rajone – dhe me vendet në mbarë botën që varen nga Ukraina për ushqim – në rastin e një sulmi rus.


Analiza:

Portalet “Indeksonline.net” dhe “Arbresh.info” kanë publikuar deklaratën e Memli Krasniqit, i cili ka bërë një parashikim se mund të shtrenjtohet çmimi i bukës deri në 1 euro, në rast të përshkallëzimit të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.

Por, këto portale këtij artikulli i kanë vënë titull “Paralajmërohet shtrenjtimi i bukës deri 1 euro”, duke lënë të kuptohet se ky është një paralajmërim nga institucione relevante në Kosovë, pasi që nuk është bërë e qartë se kush e ka ngritur një pretendim të tillë.

Nga analiza e kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others