Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Titull i rremë dhe lajm i vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë “albposneës.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin ka kërcënuar duke thënë se “nëse jep urdhër Presidenti, ata janë gati për luftë”.

Hibrid.info ka kontrolluar faktet e këtij artikulli, i cili rezulton të ketë titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen në tekst. Gjithashtu, lajmi është i vjetër, i cili është publikuar në vitin 2018, si dhe deklarata e Vulinit që gjendet në artikull është bërë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, duke shtuar se po verifikon gatishmërinë luftarake të njësiteve serbe.

Ky artikull me titull të rremë duket se është publikuar qëllimisht tani, pas zhvillimeve të fundit rreth reciprocitetit me Serbinë për targa të veturave, pas vendimit të marrë nga Qeveria e Kosovës.

Teksti i artikullit të publikuar në “albposnews.com”:

Serbia vazhdon me ker cnime: Nëse jep urdhër Presidenti jemi gati për l u f t e

Kështu tha sot mi nistri serb i Mbr ojtjes Aleksandar Vulin, i cili në Rashkë, qytetin më të af ërm në kufirin me Kosovën, po ve rifikon ga tishmërinë l u f t a r a k e të nj ësiteve serbe.

“Us htria e Serbisë është e ga tshme dhe e af tësuar ma terialisht e me ku adro, mirë e a r m a t o s u r dhe e ppaajjisur që të zb atojë çdo urdhër të pr esidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe të or ganeve sht etërore në mbr ojtje të te rri torit

Vegëza e artikullit të publikuar në “albposnews.com”:

https://albposnews.com/?p=136&fbclid=IwAR2fmANV1UwA11vBG7oHUF3Cy6NCmyEJ-Osj9niWQr6zFb9Za2E9-YaZlNA

Ky lajm i vjetër me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Arbëria”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës.

https://www.facebook.com/Gazeta66/posts/4125155947588845


Më poshtë mund të gjeni vegzën e artikullit të publikuar në kohë reale (17 janar 2018), të publikuar nga “koha.net”, ku shihet se deklarata e Vulinit ka të bëjë me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, e jo me kërcënim me luftë, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar nga “albposnews.com”.

https://www.koha.net/arberi/69783/vulin-verifikon-ne-rashke-gatishmerine-luftarake-te-ushtrise-serbe/


Analiza:

Portali i dyshimtë “albposneës.com” ka publikuar një artikull të vjetër, të cilit i ka vënë titull të rremë me pretendimin ta paraqesë atë si aktual, duke u munduar që ta lidhë atë me zhvillimet e fundit që po ndodhin në veri të vendit, shkaku i vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për targat e makinave.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere