Të fundit | Inteligjenca artificiale në fushatat politike: mes ilustrimit të premtimeve… Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV
[ ARTIKULLI ]

Titull i sajuar për zgjedhjen e Isa Mustafës president

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull, me të cilin pretendohet se LDK dhe PDK pritet të bëjnë koalicion, ndërsa Isa Mustafa të jetë president i vendit.

Titulli i artikullit është i rremë, pasi nuk përputhet me përmbajtjen. Në fakt, në përmbajtje të artikullit paraqitet një pjesë e deklaratës së kreut të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, i cili flet për heqjen e vijave të kuqe të bashkëpunimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Teksti origjinal i publikuar në Specialja.com:

Urime na qoftë Isa president / Paralajmërohet koalicioni ‘Fitues’ mes LDK-së dhe PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë për media ka folur për heqjen e vijave të kuqe nga LDK.

Ai ka theksuar se nuk është PDK ajo e cila ka vendosur apo ka hequr vija të kuqe. I pyetur nga gazetarët, ai tha se për këtë duhet të pyetet LDK-ja.

Ndryshe, ditë më parë lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka theksuar se partia e tij ia ka hequr vijat e kuqe PDK-së. / Hap veç 1 prej 4 marketingjeve për 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive!

Vegëza e artikullit të botuar në Specialja.com:

https://specialja.com/2020/09/29/urime-na-qofte-isa-president-paralajmerohet-koalicioni-fitues-mes-ldk-se-dhe-pdk-se/?fbclid=IwAR2ZwfGX6cfxVTC1Kov0q11y_mxmvy9RfR-loLcn1o6XOCcX-hYCOhs2Pu8

Analiza:

Artikulli i Specialja.com përmban titull të sajuar, ndërsa përmbajtja nuk është e plotë dhe nuk korrespondon me titullin. Si rrjedhojë, ky artikull kategorizohet si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere