[email protected]
Titull i sajuar që nuk i korrespondon përmbajtjes së artikullit
shape
shape
shape

Artikulli me titull “Vjen lajmi BO MBË për Kosovarët, policia njofton se do të ndodh diçka e madhe!!” është publikuar nga portali i dyshimtë “newsonline48h.com”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të sajuar që i korrespondon përmbajtjes.

Përmbajta e këtij shkrimi flet për njoftimin e Postës së Kosovës, e cila më 2 shkurt kishte bërë të ditur se nga 3 shkurti do të shpërndahet asistenca sociale. Pra, artikulli nuk ka të bëjë asgjë me Policinë e Kosovës, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar nga “newsonline48h.com”.

Teksti i artikullit të publikuar në “newsonline48h.com”:

Vjen lajmi BO MBË për Kosovarët, policia njofton se do të ndodh diçka e madhe!!

Pas transferimit të mjeteve financiare nga ana e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale gjatë ditës së sotme, Posta e Kosovës njofton se asistenca e rregullt sociale do të shpërndahet duke filluar nga nesër, e mërkurë, 3 shkurt transmeton “Zeri.info”.“Ju njoftojmë se aktualisht janë duke u shpërndarë asistencat në kuadër të masës 15 të Qeverisë së Kosovës, në vlerë prej 130 eurove për të gjithë ata qytetarë që janë të njoftuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në njoftimin e tyre.Posta kërkon mirëkuptim nga të gjithë përfituesit e kësaj asistence që të mbajnë maskën dhe distancën fizike brenda dhe jashtë zyrave postare.

Vegëza e artikullit të publikuar në “newsonline48h.com”:

https://newsonline48h.com/tuv/news/2917?fbclid=IwAR2PmNJGglYJ_gX5uVFJZ1vtQt16T6RgnF3pSscI5HibgRUaohJfgThBrC0
https://newsonline48h.com/tuv/news/2917?fbclid=IwAR2PmNJGglYJ_gX5uVFJZ1vtQt16T6RgnF3pSscI5HibgRUaohJfgThBrC0


Më poshtë mund ta gjeni vegëzën e artikullit autentik të publikuar nga portali “zeri.info”.

https://zeri.info/ekonomia/385283/posta-e-kosoves-njofton-se-prej-neser-do-te-shperndahet-asistenca-sociale/


Analiza:

“Newsonline48h.com” ka përdorur një artikull të publikuar nga “zeri.info” të cilit më pas i ka vënë titull të rremë, në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e lexuesve. Ky shkrim është publikuar edhe në faqen “Gazeta Aktive” në Facebook, e cila numëron afër 90 mijë pëlqime. Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others