[email protected]
Titulli përgjithësues lë mundësi për aludime të gabuara nga audienca
shape
shape
shape

Portali “Insajderi.org” ka publikuar një artikull me titull “Kaq vite burg do të dënohen ata që fyejnë në internet”.

Nga verifikimi i fakteve, hibrid.info ka parë se titulli i këtij artikulli ka përshkrim përgjithësues, duke mos e bërë të qartë nga vjen ky lajm.

Lajmi bëhet i qartë vetë në përmbajte të artikullit, duke e qartësuar se një vendim i tillë, i pretenduar në titull, është ndërmarr nga Qeveria e Japonisë.

Pra, duke ditur se portali “Insajderi.org”, është i regjistruar në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka shqipfolës, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, të cilët mund të informohen vetëm nga titulli, duke aluduar se ky vendim është marrë nga një shtet me shumicë shqiptare (Kosovë/Shqipëri).


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Insajderi.org”:

Kaq vite burg do të dënohen ata që fyejnë në internet

Qeveria japoneze iu afrua më shumë rritjes së dënimit penal ekzistues për fyerjet në internet, me një ndryshim të propozuar në kodin penal të Japonisë, që kaloi një seancë plenare të dhomës së lartë, sipas Kyodo News.

Dënimi aktual për fyerjen e dikujt në Japoni është më pak se 30 ditë burg dhe një gjobë deri në 10 mijë jen, afërsisht 75 dollarë.

Ligji i ri do të rriste dënimin në jo më shumë se një vit burg dhe një gjobë deri në 300 mijë jen, afërsisht dymijë e 200 dollarë. Ai gjithashtu do të zgjaste parashkrimin nga një vit në tre vjet.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Insajderi.org”:

https://insajderi.org/kaq-vite-burg-do-te-denohen-ata-qe-fyejne-ne-internet/?fbclid=IwAR09BMAjmGbv7Ap4U094f97E2GwTvEAt0CHB60if7G5ApigQmwhRz9AviqQ


Analiza:

Nga ajo që u kuptua në procesin e kontrollit të fakteve, mund të shihet se ky artikull me titull përgjithësues, lë mundësi për aludime të gabuara nga audienca. Përmes këtij titulli përgjithësues, botuesi/autori duket se ka synuar që të rris numrin e klikimeve nga një audiencë shqipfolëse, të cilët mund të kenë menduar se vendimi për rritje të dënimit për fyerje në Internet është marr nga një shtet me shumicë shqiptare.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others