Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli dhe fotografia lënë të kuptohet se ka vdekur Sali Berisha

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “readkoala.com” ka publikuar një artikull me titull “Vdes Berisha, ja kush е dha lajmin е dhimbshëm”.

Në këtë artikull është vënë fotografia e ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, që lë të kuptohet se bëhet fjalë për vdekjen e tij.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull përmban titull të sajuar dhe fotografi që nuk përputhet me përmbajtjen në tekst.

Gjithashtu, lajmi është i vjetër i vitit 2018, dhe ka të bëjë me vdekjen e kunatës së Sali Berishës.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “readkoala.com”:

Kα vdеkur në një moshë jo të vjеtër, Sαnijе Bеrishα, kunαtα е ish-kryеministrit dhе prеsidеntit të Shqipërisë Sαli Bеrishës.

Sαnijα ishtе е mαrtuαr mе Sеlim Bеrishën, vëllαun е Sαli Bеrishës. Ishte Sali Berisha, ai i cili e dha këtë lajm të dhimbshëm për familjen e tij, duke shkruar edhe një postim për kunatën e tij të ndjerë.

/ 7 sekonda pasi ta hapësh marketingun dhe vazhdo PAMJET EKSKLUZIVE në SHQIP

Vegëza e artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

https://readkoala.com/show/2021/07/22/vd%d0%b5s-b%d0%b5risha-ja-kush-%d0%b5-dha-lajmin-%d0%b5-dhimbshem/?fbclid=IwAR0uztTmhvFY_Pw8stzuojJkhb_eEwgJBGdml5G5EXZ3x7nCPsHjNMUNnmA

Më poshtë mund të gjeni njoftimin e bërë në Facebook nga Sali Berisha në janar të vitit 2018 për vdekjen e kunatës së tij.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/931862483641326


Analiza:

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka përdorur një njoftim të vjetër rreth vdekjes së kunatës së ish kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, të cilin e ka publikuar me pretendim ta paraqesë si aktual.

Por, këtij artikulli i është vënë titull tendencioz, si dhe në fotografi shfaqet portreti i Sali Berishës, që lë të kuptohet se lajmi është vdekja e ish-kryeministrit të Shqipërisë dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të këtij vendi.

Hibrid.info pas analizës së kontrollit të fakteve, e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere