Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e qartëson lajmin, duke lënë hapësirë për keqinformim

HIBRID

Artikulli me titull “Qytetarët që i bindin miqtë të vaksinohen kundër COVID-19 do të shpërblehen nga Qeveria”, është publikuar nga portali “botasot.info”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues, pasi në të nuk bëhet e qartë se cili shtet ka marrë një vendim të tillë.

Ndërsa lajmi qartësohet vetëm pasi të klikojmë në artikull, ku bëhet e qartë se ky vendim ka të bëjë me shtetin e Zvicrës.

Duke ditur se portali “botasot.info” publikon përmbajtje në gjuhën shqipe dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga Kosova, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se ky vendim ka të bëjë me shtetin kosovarë.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “botasot.info”:

Qytetarët zviceranë që arrijnë t’i bindin miqtë e tyre të vaksinohen kundër COVID-19, mund të kërkojnë ushqim falas në restorant apo shkuarjen në kinema pa para, sipas një plani të ri që ka për qëllim rritjen e nivelin të vaksinimit, i cili aktualisht është shumë i ulët më Zvicër.

Ky shtet evropian është përballur me një numër protestash kundër vaksinimit, derisa 42% e popullatës së saj prej 8,7 milionë banorësh nuk janë vaksinuar ende plotësisht.


Vegëza e artikullit të publikuar në “botasot.info”:

https://www.botasot.info/evrope-bota/1677353/qytetaret-qe-i-bindin-miqte-te-vaksinohen-kunder-covid-19-do-te-shperblehen-nga-qeveria/?fbclid=IwAR3OtWFXqFq7vdHe2rJQd8L26KslCnrNMkG8TT0puaaI94_bwXai_Tl4_xw


Analiza:

Portali “botasot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me një nismë të shtetit zviceran, që secilit person të vaksinuar do t’i kërkohet që të japë emrin e një personi i cili e ka bindur atë që të marrë dozën e vaksinës, dhe të cilit më pas do t’i dërgohet një shumë parash kesh në vlerë prej 50 franga zvicerane, me të cilat mund të hajë një ushqim në restorant apo të shkojë në kinema. Por, në titull nuk sqarohet se për cilin shtet bëhet fjalë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiencës janë shqipfolës nga Kosova.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere