Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Videoja që shfaq helikopterin duke hedhur një material në formë pluhuri nuk është realizuar në Shkup

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Një video që paraqet një helikopter duke hedhur një material në formë pluhuri, po pretendohet se është realizuar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup.

Kjo përmbajtje u publikua sot (8 janar) në TikTok nga llogaria “joqmacedonia” me mbishkrimin “SOTË NË SHKUP”.

Çka gjeti hibrid.info?

Pas hulumtimit të kryer online nga hibrid.info, u vërtetua se kjo video qarkullon në internet së paku nga data 1 dhjetor 2024 dhe se pretendohet se e njëjta u realizua në Florida të ShBA-së.


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur se kjo video për herë të parë është publikuar në TikTok nga llogaria “smoothviibes1” me datë 30 nëntor, 2024 dhe në përshkrimin e saj pretendohet se e njëjta është realizuar në Florida.

Po ashtu, kjo video u gjet e publikuar në Youtube nga kanali “KeepIn it Real” me pretendimin e njëjtë se u realizua në Florida.


Analiza:

Videoja e publikuar më 8 janar që paraqet një helikopter duke hedhur një material në formë pluhuri, u pretendua se u realizua në Shkup.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se kjo video është e vjetër dhe rezultatet e hulumtimit tregojnë se në ato publikime të vjetra kanë pretendimin se video-materiali u realizua në Florida të ShBA-së.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere