Të fundit | Keqinformatat e mundshme deri në përfundimin e afatit të zgjedhjes së presi… Të fundit | Hibrid.info në shënjestër të fushatës dezinformuese ruse “Matryoshka” me na… Të fundit | Pretendim i pasaktë, bëhet fjalë për tërheqjen e planit për një tjetër xham… Të fundit | Paraqiten si fakte të kryera ndarja e shtesave për fëmijë dhe pensionistë Të fundit | Foda s’ka deklaruar se publikimi i formacionit të Turqisë nga gazetarët ndi… Të fundit | “Information Laundering”: Si transformohet dezinformimi në “fakt” në epokën… Të fundit | Ramush Haradinaj nuk deklaroi se diaspora e do Kosovën më pak Të fundit | Raportohet pasaktë për vdekjen e Khameneit, i atribuohet një llogarie gjoja… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti kroat Millanoviq ka lavdëruar Kurtin Të fundit | Bajrami nuk ka thënë “më mirë të ishim nën qeverisjen e Vuçiqit”
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Brazil

HIBRID

Portali informativ “Kosova-sot.info”, ka publikuar dje (2 nëntor) një artikull me titull “Qëllohet në mes të rrugës për vdekje futbollisti i njohur”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk sqaron se për cilin futbollist bëhet fjalë dhe se ku ka ndodhur ngjarja.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtjen e artikullit, ku thuhet “Komuniteti brazilian i futbollit u zhyt në zi pasi u publikua lajmi për vdekjen e sulmuesit 21-vjeçar Felipe Diogo”.

Duke parë faktin që portali informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumica e lexuesve të tij janë shqip-folës (shih këtu), titulli lë hapësirë për interpretim se bëhet fjalë për ndonjë futbollist nga Kosova, apo se ngjarja ka ndodhur në vendin tonë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/sport/694828/qellohet-ne-mes-te-rruges-per-vdekje-futbollisti-i-njohur/


Hibrid.info po ashtu për të vërtetuar se bëhet fjalë për vrasjen e një futbollisti në Brazil, ka gjetur artikullin e publikuar në mediumin Brazilian “ge.globo”. (shih këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull në lidhje me vrasjen e një futbollisti në Brazil, por që në titull nuk sqarohet se për kë bëhet fjalë, e as ku ka ndodhur ngjarja.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere