Të fundit | Publikohet deklaratë e rreme që i atribuohet Wolfgang Petritschut për Albin… Të fundit | Rusia intensifikon narrativat për Kosovën: viktimizimi i serbëve, delegjiti… Të fundit | Vazhdon të publikohet videoja e gjeneruar me IA që paraqet rrejshëm Trumpin… Të fundit | Si mund të përdoren filmat e animuar për propagandë Të fundit | Pretendimi konspirativ se serbët në Kosovë do ta “paguajnë çmimin” për gjyk… Të fundit | Pretendimi i pabazuar se një “top zjarri” u lëshua nga Kosova drejt Serbisë Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Bugajski e ka bërë këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Vllasit i atribuohet rrejshëm një deklaratë për Kurtin Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara të Kurtit dhe Fidanit për Kosovë… Të fundit | Narrativat e zyrtarëve rusë për situatën në Kosovë: “spastrim etnik” i serb…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se tërmetet u regjistruan në Greqi

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

“S’gjen qetësi vendi! Çfarë po ndodh, tre tërmete të njëpasnjëshëm brenda pak minutave”, mban titullin një artikull i publikuar.

Ky artikull u publikua me datë 7 gusht nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “atdheulajm.com”.

I njëjti u publikua edhe në Facebook nga faqja që mban emri “Atdheu Lajm” (shih këtu).

Çka nuk shkon me këtë titull?

Titulli i këtij artikulli është përgjithësues që nuk specifikon se vendndodhjen e tërmetit. Pas klikimit në artikull, sqarohet se bëhet fjalë për tërmete të regjistruara në brigjet e Kretës, Greqi.

Duke e ditur se kjo faqe publikon artikuj në gjuhën shqipe dhe shumica e tyre kanë të bëjmë me vendet shqipfolëse, ky titull lë hapësirë për interpretim ka pasur tërmet në ndonjë nga vendet shqip-folëse.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “atdheulajm.com”:

https://archive.ph/Lifbc


Për të vërtetuar edhe më shumë faktin se tërmetet janë regjistruar në Kretë të Greqisë me datë 7 gusht, hibrid.info ka arritur të gjejë artikuj të publikuar në media të huaja që kanë raportuar për këtë ngjarje. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “atdheulajm.com” ka publikuar një artikull në lidhje me tërmetet e regjistruara në Greqi, pa treguar në titull se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.

Mos qartësimi i vendndodhjes së ngjarjes në titull nga ky portal i dyshimtë i shkruar në gjuhën shqipe, mund të qojë deri te dezinformimi i lexuesve, duke lënë hapësirë të nënkuptohet se tërmetet kanë ndodhur në një nga hapësirat shqip-folëse.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere