Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Titulli përgjithësues ka bërë që disa nga lexuesit të mendojnë se bëhet fjalë për largimin e trajnerit të FC Ballkanit, Ilir Daja

HIBRID

Portali informativ “newsport.al” ka publikuar (4 mars) në faqen në “Facebook”, një artikull me titull “ZYRTARE/ Ballkani largon trajnerin pas 2 viteve të suksesshme bashkëpunim”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli nuk e qartëson saktësisht përmbajtjen, pasi që vetëm në kreun e artikullit tregohet se bëhet fjalë për njërin nga stafi i trajnerëvë të Ballkanit, ku thuhet se “Artim Pollozhani nuk do vazhdojë të jetë më pjesë e stafit të trajnerëve te Ballkani”.

Duke u bazuar në disa nga komentet e bëra në këtë publikim në “Facebook”, mos specifikimi në titull se bëhet fjalë për largimin e njërit nga ndihmës trajnerët, tek skuadra e Ballkanit, ka bërë që disa nga  lexuesit të mendojnë se klubi futbollistik nga Suhareka, ka ndarë rrugët me trajnerin kryesor, Ilir Daja.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “newsport.al” në Facebook:

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=7540208896038765&id=1488852157841166&mibextid=oFDknk


Në postimin e “newsportl.al” shihet se disa nga lexuesit kanë rënë pre e këtij titulli çorientues, duke besuar se Ballkani ka larguar trajnerin kryesor, Ilir Daja. (shih fotografinë më poshtë)


Hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinave të kërkimit dhe ka gjetur njoftimin e klubit futbollistik Ballkani në “Facebook”, ku tregohet për largimin e Artim Pollozanit, nga stafi i trajnerëve (shih këtu).

Po ashtu për ta vërtetuar se bëhet fjalë për largimin e ndihmës-trajnerit, nga kampioni aktual i Kosovës, hibrid.info ka gjetur raportime të disa nga mediat në gjuhën shqipe, të cilat e kanë qartësuar në titull këtë informacion (shih këtu dhe këtu).

Ndërsa nga një publikim tjetër i suharekasve në “Facebook”, hibrid.info ka faktuar se trajneri aktual i Ballkanit, Ilir Daja, ka nënshkruar kontratën e re, që e mban atë në këtë detyrë deri në vitin 2026 (shih këtu).


Analiza:

Mos saktësimi në titullin e artikulli të publikuar nga “newsport.al”, se Ballkani ka larguar Artim Pollozhanin nga detyra e ndihmësit të trajnerit, ka lënë hapësirë te lexuesit të mendojnë se nga detyra është larguar kryetrajneri Ilir Daja.

Gjithashtu gjetjet nga hibrid.info tregojnë se kryetrajneri, Ilir Daja ka nënshkruar kontratë për vazhdimin në këtë detyrë deri në vitin 2026 .

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clikbait”.


Vlerësimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere