Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Vazhdohen të publikohen përmbajtje të rreme se Kosovës do t’i dhurohen pajisje ushtarake

HIBRID

Një llogari në TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar dje (5 dhjetor) një video-material, që shfaq një top luftarak.

Mbishkrimi i vendosur video-materialit pretendon se kjo pajisje lufarake do t’i dhurohet Kosovës si donacion nga SHBA-të.

Por hibrid.info nuk ka gjetur dëshmi apo burime të sakta që konfirmojnë pretendimin.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “mtrks25”:

https://www.tiktok.com/@mtrks25/video/7309210460992064774

Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur se kjo pamje është marrë nga një ekspoze e armëve të kompanisë turke në vitin 2022, që mban emrin Aselsan (shih këtu).


Po ashtu hibrid.info ka hulumtuar në faqen në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes, për njoftime në lidhje me këtë pretendim, por nuk është gjetur asnjë konfirmim mbi pretendimin e publikuar (shih këtu).

Edhe në njoftimet e Ambasadës amerikane në Kosovë, nuk gjejmë lajme që dëshmojnë se Kosovës do t’i dhurohet një donacion i tillë (shih këtu).


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material, që shfaq pamje të një pajisjeje ushtarake, për të cilin pretendohet se do t’i dhurohet si donacion Kosovës nga SHBA-të.

Por, hibrid.info nuk ka gjetur prova nga burimet zyrtare që mbështesin publikimin e pretenduar.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere