Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Hibrid.info pjesë e konferencës me temën “Liria e shprehjes në kohën e çrregullimit informativ”

FESTIM RIZANAJ

Hibrid.info mori pjesë në konferencën e organizuar nga Departamenti i Gazetarisë i Universitetit të Prishtinës, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Me temën “Liria e shprehjes në kohën e çrregullimit informativ”, përfaqësues të mediave vendore, ndërkombëtare dhe sferës akademike së bashku me studentët e gazetarisë diskutuan mbi lirinë e shprehjes në kohën e çrregullimit informativ.

Në mesin e penalistëve ishin Shkelzen Osmani nga platforma për verifikim të fakteve hibrid.info, Lyudmila Makey, gazetare nga Ukraina, Amina Omid, gazetare nga Afganistani, si dhe Samir Al-Alami, i angazhuar në departamentin e Gazetarisë në kuadër Fulbright ETA.

Osmani nga hibrid.info foli për brishtësinë e lirisë së shprehjes në epokën e çrregullimit informativ duke vënë theksin tek hapësira digjitale. Njëkohësisht, Osmani vëri në pah edhe punën që bënë hibrid.info në identifikimin e keqpërdorimit të lirisë së shprehjes për të dezinformuar dhe rekomandimet që kjo platformë ka ofruar për rregullimin e kësaj çështjeje.

“Ne si hibrid.info kemi bërë disa raporte dhe në njërin prej tyre kemi dhënë edhe rekomandime se si mund të rregullohet kjo çështje. Në vendet demokratike e kryesisht tek ato me demokraci në konsolidim, siç është Kosova, duhet që dora e institucioneve shtetërore në rregullimin e ekosistemin e informacionit të vërehet sa më pak. Në fakt, ajo që ne kemi rekomanduar, bazuar edhe në praktikat e shteteve demokratike evropiane, është që akterët e shoqërisë civile, përfshi këtu organizatat që fokus kanë informimin dhe mediat, trupat vetërregullues e të ngjashme të forcohen dhe të punojnë me kapacitete të plota për të trajtuar dhe menaxhuar këtë ekosistem”, tha Osmani.

Për më tepër, gazetaret nga Ukraina dhe Afganistani shpalosën sfidat e lirisë së shtypit në vendet e tyre dhe përvojën e tyre në ushtrimin e profesionit të gazetarisë në Kosovë.

Hibrid.info është pjesë e bashkëpunimeve të ndryshme me Departamentin e Gazetarisë të Universitetit të Prishtinës.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere