[email protected]
Vazhdojnë të publikohen pretendime të rreme se Kosovës do t’i dhurohen donacione ushtarake
shape
shape
shape

Llogaria në TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar dje (12 dhjetor) një video-material që shfaq pajisje ushtarake.

Në mbishkrimin e video-materialit pretendohet se Kosovës do t’i dhurohen si donacione tanke dhe drona, pa e specifikuar se nga cili vend do të vije donacioni.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim është i rremë.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “mtrks25”:

https://www.tiktok.com/@mtrks25/video/7311774841244241158

Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur pamjet e pajisjeve ushtarake që shfaqen në videon e llogarisë së lartcekur.

Pamjet e shfaqura në llogarinë në fjalë, janë gjetur si imazhe të një ekspozite të armëve të shtetit të Egjiptit (shih këtu).


Po ashtu hibrid.info ka hulumtuar në faqen në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes, për njoftime në lidhje me këtë pretendim, por nuk është gjetur asnjë konfirmim mbi pretendimin e publikuar. (shih këtu)

Nuk është hera e parë që hibrid.info trajton pretendime të ngjashme nga llogaria e njëjtë në TikTok (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material, që shfaq pamje të pajisjeve ushtarake, për të cilat pretendohet se do t’i dhurohen si donacion Kosovës.

Por, hibrid.info nuk ka gjetur prova nga burimet zyrtare që mbështesin publikimin e pretenduar si dhe ka gjetur që pajisjet ushtarake të shfaqura në video-material, i përkasin shtetit të Egjiptit.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others