Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë…
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon të publikohet lajmi i vjetër me pretendimin e rremë se Zvicra po kërkon punëtorë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “AtdheuLajm” ka publikuar me datë 24 nëntor një artikull me titull “Lajm i mirë për shqiptarët, Zvicra po kërkon punëtor në këto sektore”.

Pas verifikimit dhe hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, është vërtetuar se titulli i artikullit është i sajuar dhe nuk përputhet me përmbajtjen e tij.

Ndërsa lajmi i njëjtë është gjetur i publikuar edhe në janar të vitit 2022.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “AtdheuLajm.com”:

https://atdheulajm.com/2023/lajm-i-mire-per-shqiptaret-zvicra-po-kerkon-punetor-ne-keto-sektore-2/11/?fbclid=IwAR0RpM8JxO0ZFTQ54Vxe1-D5f0u7gQKodr1BRLxM79g6emd53qGZnqcnPCI


Artikulli është publikuar edhe në faqen e “Atdheu Lajm” në Facebook (shih këtu).


Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinave online të kërkimit dhe ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (22 janar 2022) nga disa media (shih këtu dhe këtu).


Po ashtu hibrid.info ka gjetur edhe njoftimin e agjencisë së rekrutimit “JobCloud” të postuar me datë 18 janar 2022 në median sociale në Twitter (shih këtu).

Në përmbajtje gjendet njoftimi i agjencisë së rekrutimit “JobCloud”, e cila kishte njoftuar se gjatë vitit 2021 kishte 40 për qind më shumë vende të lira pune në të gjitha rajonet në Zvicër.


Analiza:

Një portali i dyshimtë ka publikuar një artikull me në titullin e së cilit pretendohet se Zvicra po kërkon punëtorë në disa sektore.

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se lajmi është i vjetër (janar 2022), i cili tregon se gjatë vitit 2021 kishte 40 për qind më shumë vende të lira pune në të gjitha rajonet në Zvicër.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere