Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Video sekuencë e montuar me deklaratë jashtë kontekstit

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Më 6 shkurt, në një faqe në Facebook u publikua një video (archive) ku shihet kryeministri Albin Kurti duke folur, ndërsa pas tij ndodhet Mimoza Kusari-Lila, shefja e grupit parlamentar të LVV-së.

Videoja ka mbishkrimin: “Albini nga Viladimiri… Albini: shqiptarët kriminelë e serbët engjëj”.

Në audion e videos dëgjohet zëri i Kurtit duke thënë se, “serbët kanë bërë më shumë krime, por krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët, korrjen dhe trafikimin e organeve. Me të vërtetë nga sasia do të thuhet që serbët kanë bërë më shumë krime Serbia ama krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët”.

Pas verifikimit të fakteve është gjetur video origjinale, ku konstatua se videos i është mbingarkuar një audio, dhe se pjesa e zërit të shkëputur është nxjerrë jashtë kontekstit.

Çka pretendohet në video dhe cila është e vërteta?

Në një faqe në Facebook u publikua një video ku shihet kryeministri Albin Kurti dhe pas tij Mimoza Kusari-Lila. Në videon e publikuar, zëri i kryeministrit dëgjohet duke folur për krimet e luftës, ku ai përmend se “serbët kanë bërë më shumë krime, por krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët.

Pas verifikimeve është gjetur videoja origjinale, ku Kurti flet për një çështje tjetër. Kjo konfirmon se deklarata e mësipërme është montuar mbi video.

Në videon origjinale Kurti thotë: “Me Mimozën e cila e kupton si rrallëkush tjetër, rëndësinë e zhvillimit ekonomik, e cila e ka dijen profesionale për zhvillim ekonomik dhe për administrim të mirë, ne e kemi të sigurt të ardhmen.” (këtu, archive)

Zëri i montuar në video me deklaratë jashtë kontekstit

Po ashtu, zëri i Kurtit i mbingarkuar në video sekuencë, me deklaratën ku thuhej se “krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët” është e shkëputur nga një fjalim kur ishte në opozitë, në seancën e kuvendit të datës 23 prill 2014 dhe është nxjerrë jashtë kontekstit.

Në seancën e datës 23 prill 2014, e që ishte seancë për gjykatën speciale (këtu), Kurti kishte deklaruar që “pas kësaj gjykate të veçantë do të thuhet që, po, serbët kanë bo më shumë krime por krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët, korrjen dhe trafikimin e organeve”.

Video sekuencë me deklaratën e shkëputur dhe të nxjerrë jashtë konteksti është publikuar disa herë nga figura politike. (shih këtu)


Analiza:

Në një faqe në Facebook u publikua një video ku shihet kryeministri Albin Kurti dhe Mimoza Kusari-Lila, me një mbishkrim që pretendonte se ai i quante shqiptarët kriminelë dhe serbët engjëj dhe zë të montuar duke thënë se “krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët”.

Pas verifikimeve, u konfirmua se zëri në video ishte montuar dhe deklarata ishte shkëputur jashtë kontekstit nga një fjalim i Kurtit në Kuvend më 23 prill 2014.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë video sekuencë e vlerëson si “manipulim i fakteve”.


Vlerësimi:

 Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere