Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Videoja me automjetin ushtarak në Kanada nuk ka të bëjë me FSK-në

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një video-material, ku shihet një automjet ushtarak në Kanada, për të cilin pretendohet se i përket Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kjo përmbajtje është publikuar (1 qershor) në TikTok nga një llogari me emrin “besimlikaj”.

E vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se nuk bëhet fjalë për pajisje të cilën e posedon FSK-ja.


Hibrid.info me anë të programit t ë automatizuar të kërkimit, “InVID” ka gjetur se automjeti ushtarak i shfaqur në video është i tipit Stryker (shih këtu). Ky automjet është i prodhuar në Kanada në shërbim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në listën e shteteve të cilat janë pajisur me këtë automjet, nuk figuron Kosova (shih këtu).

Gjithashtu, në pajisjet që ka Kosova, nuk rezulton që Kosova ketë në dispozicion pajisje të tillë ushtarake (shih këtu).

Hibrid.info ka hulumtuar për vendin “boulevard pierre bertrand”, që shihet në tabelat e rrugës, të cilat shfaqen në video. Motori i kërkimit “Google”, tregon se lokacioni i këtij bulevardi është në Kanada (shih këtu).

Por, në faqen në Facebook, ku publikohen informacionet për FSK-në, nuk është gjetur ndonjë njoftim së fundmi, që tregon për pjesëmarrje, trajnim apo aktivitet të këtij institucioni në Kanada (shih këtu).


Analiza

Pretendimi se automjeti ushtarak i shfaqur në video në Kanada i përket FSK-së nuk qëndron.

Automjeti në fjalë është i tipit Stryker, i prodhuar në Kanada dhe i përdorur nga ushtria amerikane dhe jo pjesë e inventarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere