Të fundit | Ndikimi i “ekonomisë së vëmendjes” në mediat digjitale dhe rreziku për keqi… Të fundit | Rrjeti propagandistik rus “Pravda” i publikon sistematikisht artikujt në “T… Të fundit | Ende nuk ka vendim gjykate për kërkesën e Thaçit për lirim me kusht Të fundit | Imazhi i Yamal me trofeun e Kupës së Botës dhe gjyshen e tij, i gjeneruar n… Të fundit | Mediat serbe e paraqesin rrënimin e objekteve pa leje në Ujman si aksion ku… Të fundit | LVV nuk ka treguar ende kandidatët për president Të fundit | Spekulim nga mediat ruso-serbe për largimin e mundshëm të KFOR-it nga ura e… Të fundit | Titull përgjithësues që e paraqet deklaratën e një kongresmeni si qëndrim t… Të fundit | Publikohen tituj për vrasje pa treguar se ngjarjet kanë ndodhur në shtete t… Të fundit | Titull i pabazuar për mundësinë e kandidimit të Gërvallës për presidente
[ ARTIKULLI ]

Zakharova pretendon pa fakte se stërvitja ushtarake “Defender Europe 23” në Kosovë përbën një provokim antiserb

FESTIM RIZANAJ

Mediat ruse Russia Today Balkan dhe Sputnik në shërbimin në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull dje (24 maj) me deklaratën e zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, lidhur me stërvitjen e përbashkët ushtarake të quajtur “Defender Europe 2023” me një nga vend pritësit, Kosovën.

Zakharova, nëpërmjet kësaj deklarate, pretendon se zhvillimi i kësaj stërvitjeje ushtarake në Kosovë përbënë një provokim kundrejt serbëve, por edhe një diversion kundër bazave themelore për rregullimin e çështjes së Kosovës.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është gjetur se stërvitjet ushtarake të quajtur “Defender Europe” me një nga nikoqirët Kosovën nuk ndërlidhen me serbët e Kosovës.

Vegëzat e artikujve të publikuara në Russia Today Balkan dhe Sputnik:

https://lat.rt.rs/news/32659-zaharova-rusija-moskva-poseta-milorad-dodik-putin/

https://lat.sputnikportal.rs/20230524/zaharova-vezbe-nato-na-kosovu-antisrpska-provokacija–1156140368.html

Pjesë të artikujve të publikuar në Russia Today Balkan dhe Sputnik:

Stërvitjet ushtarake të NATO-s në Kosovë janë një provokim antiserb dhe një diversion kundër normalizimit të situatës në rajon, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Ajo tha se SHBA dhe aleatët e saj, nën maskën e pretendimeve të rreme për forcimin e sigurisë rajonale, qëllimisht po destabilizojnë atë pjesë të Evropës, duke thelluar linjat e ndarjes dhe duke i nervozuar gjithnjë e më shumë qytetarët, duke pasur parasysh kërcënimet e vendosura nga jashtë.


Pretendimi se organizimi i këtyre stërvitjeve ushtarake në territorin e Kosovës dërgon një sinjal të keq për serbët e Kosovës, që mund të konsiderohet si provokim kundrejt tyre, është pretendim i pa bazuar në fakte.

“Defender Europe” është një stërvitje e përbashkët shumëkombëshe e drejtuar nga Komanda Evropiane e SHBA-ve, e krijuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA-ve dhe NATO-s. Natyra e tyre është mbrojtëse dhe fokusohet në parandalimin e agresionit. (këtu)

Kjo stërvitje ushtarake është shumëkombëshe ku pjesëmarrëse janë partnerët dhe aleatët edhe nga Ballkani Perëndimor. Në “Defender Europe 2023” si vend pritës janë Shqipëria dhe Kosova dhe marrin pjesë 24 mijë ushtarakë të forcave të armatosura të 25 vendeve të NATO-s dhe vendeve partnere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. (këtukëtu)

Pra, stërvitjet ushtarake “Defender Europe 2023” nuk ndërlidhen me kërcënimin e sigurisë së komunitetit serb të Kosovës, siç pretendohet, por këto stërvitje realizohen nuk kuadër të ndërveprimit të SHBA-së me NATO-në dhe partnerët dhe aleatët e saj për ruajtjen e paqes në kontinentin e Evropës.


Analiza:

Faktet tregojnë se stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” me udhëheqës SHBA-të dhe NATO-n dhe me pjesëmarrjen e shteteve partnere dhe aleate, si dhe me vend pritës edhe Kosovën dhe pjesëmarrjen e FSK-së, realizohet në kuadër të ruajtjes së kontinentit të Evropës nga agresioni dhe sigurimin e paqes në këtë kontinent.

Kjo stërvitje ushtarake nuk organizohet me idenë e provokimi të serbëve të Kosovës, siç pretendon Zakharova.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këto pretendime i vlerëson si “manipulim i fakteve”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere