Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Nuk bëhet fjalë për alarm për bombë në Gjykatën e Apelit në Kosovë, siç paraqitet në fotografi

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Promakale.com”, ka publikuar dje (8 nëntor) një artikull lidhur me lajmin për bombë në ambientet ose pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Mirëpo, ky portal i dyshimtë, këtij artikulli i ka vënë fotografi jo adekuate, në të cilën shihet pamja ku identifikohet Gjykata e Apelit në Kosovë, si dhe logoja me flamurin e Kosovës.

Pra, me anë të kësaj fotografie, ky portal i dyshimtë ka lënë vend për keqkuptim te lexuesit, duke i bërë ata të kuptojnë se alarmi për bombë ka të bëjë me Gjykatën e Apelit në Kosovë.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se ngjarja ka të bëjë me Gjykatën e Apelit në Tiranë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Promakale.com”:

https://promakale.com/2022/11/08/alarmi-per-bombe-reagon-gjykata-e-apelit/?fbclid=IwAR2elWywITkbDMIgUz0ydw-MPQv8IOKlciWHSDhjRzk8LmxAoEEv_mrCOPo

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Post Lajme”, e cila numëron mbi 14 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në mediumin online në Shqipëri “ABCNews.al”, i cili është cituar nga portali i dyshimtë “Promakale.com”. (shih këtu)


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se fotografia e përdorur nga portali i dyshimtë i përket Gjykatës së Apelit në Kosovë, hibrid.info ka gjetur fotografinë e njëjtë të publikuar në uebfaqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor në Kosovë. (shih këtu)


Njëkohësisht, alarmi për bombë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, doli të jetë i rremë. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “Promakale.com” ka publikuar një artikull lidhur me alarmin për bombë në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Mirëpo, këtij artikulli, ky portal i dyshimtë i ka vënë fotografi jo adekuate, në të cilën shihet pamje ku identifikohet Gjykata e Apelit në Kosovë.

Kjo mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë ata të mendojnë se ngjarja alarmi për bombë ka të bëjë me këtë institucion gjyqësor në Kosovë. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere