Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Kontrollues të fakteve nga rajoni dhe Spanja, kanë trajtuar dezinformimin e mediave në gjuhën serbe për ngjarjen në Pejë

HIBRID

Ditë më parë (2 nëntor) është shpërndarë një video në të cilën shihet se si një infermiere ushtron dhunë fizike ndaj një të moshuare, banore e qendrës për të moshuarit “Orenda” në Pejë.

Rasti në fjalë zuri vend të madh në sferën mediale e cila ndikojë që të ketë edhe keqinformime rreth këtij rasti.

Në mesin e keqinformimit lidhur me rastin ishte ai i mediumit serb “Alo.rs”, i cili nëpërmjet një artikulli të publikuar pretendon se e moshuara e dhunuar që paraqitet në video-materialin e publikuar është e komunitetit serb. Ky pretendim është shpërndarë edhe nëpër faqe të tjera të mediave social, si nga faqja e Instagramit “Crna Gora Srpska Sparta” (Mali i Zi Sparta Serbe)

Hibrid.info ka trajtuar këtë keqinformim në bazë të metodologjisë së punës dhe e ka klasifikuar si manipulim i fakteve.

Avokimi i hibrid.info lidhur me rastin zuri vend në faqet e verifikuesve të fakteve (fact-checkers) të njohur në Ballkan, pjesë e rrjetit ndërkombëtarë të verifikuesve të fakteve (IFCN).

Rrjeti i njohur për verifikim të fakteve “Raskrinkavanje” (.me, .ba, .rs) me shtrirje në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi e Serbi, e ka trajtuar rastin e manipulimit të fakteve rreth ngjarjes duke u bazuar në trajtimin e bërë nga hibrid.info. (këtu, këtu, këtu)

Dezinformata lidhur me identitetin etnik të gruas së moshuar e dhunuar fizikisht në shtëpinë e pleqve ka zënë hapësirë edhe në disa media spanjolle. Me gjasë mediat spanjolle pretendimin e bazojnë në dezinformatat e bëra nga mediat serbe lidhur me identitetin etnik të viktimës.

Pasi informimit të bërë nga hibrid.info se po dezinformohet rreth identitetit etnik të viktimës, verifikuesi i njohur i fakteve nga Spanja, “Maldita.es” ka publikuar në faqen e saj të vërtetën lidhur me rastin e të moshuarës, bazuar në trajtimin e bërë nga hibrid.info. (këtu)

Rasti i keqinformimit dhe dezinformatave lidhur me rastin e të moshuarës ndaj të cilës u ushtrua dhunë fizike, përveç se u trajtua nga hibrid.info, po ashtu i informuan të gjithë verifikuesit e fakteve në nivel ndërkombëtarë, pjesë të (IFCN) lidhur me rastin.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere