[email protected]
Pretendohet gabimisht se Zvicra ka ftuar dy futbollistë me prejardhje shqiptare
shape
shape
shape

Portalet “Kosovapost.net” dhe “Prestigji.com” kanë publikuar dje (9 nëntor) një artikull me titull “Zvicra publikoi emrat e 26 lojtarëve të ftuar në Kupën e Botës, prej tyre 2 shqiptarë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i shkruar gabim, pasi që në përmbajtje bëhet e ditur se në reprezentacionin e Zvicrës në futboll janë ftuar tre futbollistë me prejardhje shqiptare, të cilët do te jenë pjesë e Kampionatit Botëror në futboll.

Përveç dy futbollistëve Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, Zvicra ka ftuar edhe një lojtar tjetër me prejardhje shqiptare, Ardon Jashari. (këtu)


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet “Kosovapost.net” dhe “Prestigji.com”:

https://prestigji.com/zvicra-publikoi-emrat-e-26-lojtareve-te-ftuar-ne-kupen-e-botes-prej-tyre-2-shqiptare/?fbclid=IwAR3yZT_x_GWUevc18PcHR0GBk_niX5x6b1Kiejwe2x5cMiG4EwFcd7Dqk6k

Hibrid.info ka gjetur listën zyrtare të futbollistëve të ftuar në kombëtaren zvicerane, për Kampionatin Botëror që pritet të fillojë më 20 nëntor në Katar.

Federata zvicerane e futbollit këtë listë e ka publikuar edhe në llogarinë zyrtare në Twitter, në të cilën shihet se përveç Shaqirit dhe Xhakës, Zvicra ka ftuar edhe lojtarin tjetër me prejardhje shqiptare, Ardon Jashari. (shih këtu)

Screenshot i postimit të Federatës zvicerane të futbollit në Twitter

Ardon Jashari është me prejardhje shqiptare nga qyteti i Kumanovës në Maqedoninë e Veriut. (shih këtu)


Vlen të ceket se Federata e Futbollit të Kosovës kishte tentuar që të bind mesfushorin e talentuar Ardon Jashari që t’i bashkohet Kosovës, por që lojtari pranoi ftesën e Zvicrës. (shih këtu)


Analiza:

Portalet “Kosovapost.net” dhe “Prestigji.com” kanë publikuar një artikull lidhur me tre futbollistë me prejardhje shqiptare, të cilët janë ftuar nga kombëtarja zvicerane për Kampionatin Botëror të futbollit.

Mirëpo, në titull, këto portale kanë pretenduar gabimisht se dy shqiptarë janë ftuar të jenë pjesë e reprezentacionit zviceran. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others