[email protected]
Pretendohet rrejshëm se bëhet fjalë për një lagje në afërsi të Prishtinës me vila milionëshe të politikanëve
shape
shape
shape

Faqja në Facebook “Gazeta Globale” ka publikuar më 26 nëntor një artikull me titull “A e keni parë ‘Lagjen e hajnave të politikës’ 122 vila të bardha qe kushtojnë deri 1milion”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull është i sajuar dhe i vjetër, i publikar në vitin 2021 nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “mynews24hr.com”.

Hibrid.info pas hulumtimit të bërë përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në vitin 2018 nga portali në Shqipëri “Pamfleti.net”.

Në artikullin e publikuar atëkohë nga “Pamfleti.net”, bëhej fjalë për 122 vila afër Tiranës, e që sipas këtij mediumi thuhet se “janë 122 vila të bardha, me sipërfaqe nga 350 m2, në mbi 600 m2, të blera me miliarda të zeza, prej deputetësh, ministrash, ambasadorësh, moderatorësh televizivë, opinionistë të medias, dashnore shtetarësh, prokurorë, gjyqtarë, krye-doganierë e krye-tatimorë, kryepolicë, kriminelë, trafikantë droge, armësh e femrash”.

Mirëpo, këtë artikull e ka ndryshuar portali i dyshimtë “mynews24.hr” duke pretenduar rrejshëm se bëhet fjalë për një lagje në afërsi të Prishtinës, e që këto shtëpia u takojnë figurave politike në Kosovë.

Përveç kësaj, ky portal i dyshimtë ka pretenduar rrejshëm se çmimi për një vilë kushton deri në 1 milionë euro, ndërsa në artikullin e publikuar nga Pamfleti.net thuhet se çmimi i saj është 500 mijë euro.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “mynews24hr.com”:

https://mynews24hr.com/a-e-keni-pare-lagjen-e-hajnave-te-politikes-122-vila-te-bardha-qe-kushtojne-deri-1milion/?fbclid=IwAR0cus7OClIpwWiLKVPgkJZH1vwGReG2ztVzot-fQ4per22ljqDD4k2dZ_M

Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “mynews24hr.com”:

Vetëm 4 kilometra larg Prishtines, paralel me rrugën, ku vetëm ministri dhe drejtori i vodhi 52 milionë euro e u lirua, pasanikët e bërë të tillë me lekë kr,imi e korrupsioni shtetëror dhe lidhjeve me botën e mafies, kanë krijuar një bllok banimi me vila luksi, ku janë bashkuar e jetojnë pa pikë morali, agallarët dhe shërbestarët e tyre, të çdo lloji, ngjyre politike e mëkatesh.

Ky bllok banimi, me sipërfaqe 226 mijë m2, nga të cilat 79 mijë m2 janë vila, është pagëzuar me emrin “Lagja e hajdutëve të politikës” dhe me plotë të drejtë, mbasi çmimi më i ulët i një vile është 1milioneuro.


Ky artikull është shpërndarë në Facebook nga faqja “Gazeta Globale” e cila numëron mbi 120 mijë ndjekës. (shih këtu)


Artikullin autentik të publikuar më 30 dhjetor të vitit 2018 nga mediumi online në Shqipëri “Pamfleti.net” mund ta gjeni këtu.


Hibrid.info ka gjetur fotografinë e publikuar në artikullin e “Pamfleti.net”, e cila i takon lagjes “Rolling Hills” në afërsi të Tiranës. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “mynews24hr.com” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2018, i cili kishte të bëjë me disa vila në afërsi të Tiranës, e që sipas mediumit “Pamfleti.net” ato u takojnë pushtetarëve shqiptarë, trafikantëve të drogës e kriminelëve të ndryshëm.

Mirëpo, këtij artikulli, portali i dyshimtë “mynews24hr.com” i ka ndryshuar përmbajtjen e titullin, duke pretenduar rrejshëm se bëhet fjalë për një lagje në afërsi të Prishtinës, e vilat në këtë lagje u takojnë politikanëve kosovarë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others