Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Kurti nuk ka kërcënuar me ushtri siç pretendohet nga mediumi serb

FESTIM RIZANAJ

Mediumi serb “Alo.rs” ka publikuar dje (28 nëntor) një artikull me pretendimin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po kërcënon më ushtri por pa e specifikuar se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë. Artikulli mbanë titullin “Kryeministri i rremë kërcënon me ushtri, 28 Nëntori është pika e fundit, ne jemi një komb luftëtar!”

Artikulli bazohet në postimin në Facebook të kryeministrit të Kosovës për ceremoninë në Vlorë për nderë të ditës së flamurit.

Bazuar në këtë postim të Kurtit gazeta bënë pretendimin tendencioz se Kurti po kërcënon me ushtri, pa ofruar ndonjë fakt konkret për këtë.

Vegëza e artikullit e publikuar në “Alo.rs”:

https://www.alo.rs/vesti/kim/697220/valona-albanija-aljbin-kurti/vest

Pjesë të artikullit të publikuar në “Alo.rs”:

Kryeministri i rrejshëm i Kosovës false, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Vlorë, tha se 28 Nëntori është pikënisja dhe mbarimi i kombit shqiptar.

Ai ka deklaruar në Facebook se sot në Vlorë, në 110 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, populli shqiptar kujtoi historinë, përkujtoi sakrificën dhe nderoi ata që besuan dhe ëndërruan.


Pretendimet e këtij mediumi serb të bëra në titull se Kurti po kërcënon me ushtri duke u bazuar në postimin e bërë për nderë të ditës së flamurit vlerësohet si pretendim tendencioz.  

Në fakt, e gjithë përmbajtja e këtij postimi, i dedikohet ngjarjes përkatëse. Pra në këtë postim, nuk përdorët ndonjë narrativ që ndërlidhet me ndonjë kërcënim, ashtu siç pretendohet.

“Çdo vit, 28 Nëntori na bën bashkë. 28 Nëntori është pikënisja dhe pikëprerja e kombit tonë. E ne duhet të jemi më shpesh bashkë. Të punojmë bashkë. Të rrugëtojmë bashkë. Sepse duam. Sepse duhet… Për Qeverinë, ky ishte viti i ushtrisë. Me një ndarje buxhetore prej 123 milionë euro, që tejkalon çdo vit paraprak; e me 99% më tepër investime në blerje ushtarake përgjatë këtij viti, ushtria jonë po konsolidohet në aspektin profesional e operacional. Përkrahë aleatëve tanë po kontribuojmë në mbrojtjen e vlerave universale të lirisë, paqes dhe demokracisë. Forca e Sigurisë së Kosovës është forca e pashtershme e brezave të tërë të popullit tonë luftëtarë, të vendosur e të pathyeshëm.” (këtu)

Pra, Kurti në deklaratën e tij nuk përfshinë ndonjë kërcënim me ushtri ndaj dikujt, por e thekson faktin se “ Përkrahë aleatëve tanë po kontribuojmë në mbrojtjen e vlerave universale të lirisë, paqes dhe demokracisë.”


Analiza:

Mediumi serb “Ali.rs” ka publikuar një artikull me pretendimin se Kurti po kërcënon me ushtri. Artikulli bazohet në postimin në Facebook të kryeministrit të Kosovës për ceremoninë në Vlorë për nderë të ditës së flamurit.

Kurti në deklaratën e tij nuk përfshinë ndonjë kërcënim me ushtri ndaj dikujt, por e thekson faktin se “me aleatët synohet mbrojtja e vlerave universale të lirisë, paqes dhe demokracisë”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info, vlerëson se ky pretendim është i pabazë dhe klasifikohet si “teori konspirative”.


Vlerësimi

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere