Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Titujt nuk e qartësojnë se në cilin shtet ka ndodhur suspendimi i zyrtares policore

HIBRID

Portalet informative “Kosova-sot.info” dhe “Botasot.info” kanë publikuar një artikull lidhur me suspendimin e një policeje.

Këto portale në titull nuk tregojnë se në cilin shtet ka ndodhur ky suspendim i kësaj zyrtare policore.

Në artikullin e publikuar në “Botasot.info”, lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet “Një oficere e Policisë Metropolitane, e cila u pezullua pasi krijoi një llogari të OnlyFans dhe e quajti veten ‘Oficer Naughty’, tani është larguar nga Scotland Yard dhe po përballet me një seancë disiplinore.

Ndërsa, në artikullin e publikuar nga “Kosova-sot.info”, përveç në titull, lajmi nuk qartësohet as në përmbajtje, duke lënë vend për keqinforim te lexuesit.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër, i publikuar në tetor të vitit 2020.

Duke e ditur se këto portale janë të regjistruara në Kosovë (shih këtu dhe këtu) dhe shumicën e lexuesve i kanë shqipfolës (shih këtu dhe këtu), një titull i tillë përgjithësues mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të hamendësojnë se pezullimi i zyrtares policore ka ndodhur në Kosovë.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet “Kosova-sot.info” dhe “Botasot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/654616/postonte-foto-erotike-pezullohet-policja/?fbclid=IwAR3WUmhQB3-nXB99aDPEHjyAsl-S4t7EMO7vdnhdygvVFKnJXgIEe44VR80.

https://www.botasot.info/mediale-vip-showbiz/1909007/pezullohet-policja-kishte-hapur-nje-faqe-onlyfans-aty-postonte-foto-erotike/?fbclid=IwAR0M8fvJt8JRwYxmHdiMgllsm_m0jSC9US_XwmZ_iSdP_6tDIkZx2ekJUys


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se ngjarja ka ndodhur në Londër (Angli), hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në tabloidin britanik “Daily Mail”. (shih këtu)


Analiza:

Portalet informative “Kosova-sot.info” dhe “Botasot.info” kanë publikuar një artikull të vjetër lidhur me suspendimin e një policeje.

Megjithatë, në titull nuk qartësohet se në cilin shtet ka ndodhur ky suspendim. Artikulli i publikuar në “Botasot.info”, lajmin e qartëson vetëm në përmbajtje, ndërsa “Kosova-sot.info” nuk e bënë të qartë atë.

Pas verifikimit të fakteve, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere