Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se “çaji i rusit po i bënë për spital qytetarët e Kosovës”

FATBARDH DEMA

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “bbcnewsm.com” ka publikuar dje (19 janar) artikullin me titull “Çaji i rusit po i bënë për spital qytetarët e Kosovës”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Nga titulli lë të kuptohet se, konsumuesit e këtij lloj çaji po kanë pasoja shëndetësore.

Por, artikulli flet për numrin e madh të pacientëve që kanë kërkuar trajtim në Kirurgjinë Plastike në QKUK, për djegie të ndryshme, e që shumica e tyre vijnë nga pakujdesia me ibrikët e çajit të zi.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “bbcnewsm.com”:

https://bbcnewsm.com/caji-i-rusit-po-i-bene-per-spital-qytetaret-e-kosoves/?fbclid=IwAR3Bn6w0vlFeY0vt3FiHs4BqHpmp69igJFRvw4-qweDVSycqMgfii3fCPW8

Ky artikull është shpërndarë dje (19 janar) edhe në median sociale Facebook nga faqet si “Lajme Fresh24” që numëron afër 30 mijë ndjekës dhe “Kumanova press” me mbi 40 mijë ndjekës. (shih këtu dhe këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull është i vjetër, i publikuar në vitin 2018.

Bazuar në këtë kërkim, artikulli është gjetur i publikuar në portalet “Botasot.info” dhe “ina-online.net”, të cilat poashtu kanë përdorur titullin “Çaji i “rusit” po i bënë shtetasit e Kosovës për spital”. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “bbcnewsm.com” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2018, që flet për numrin e madh të pacientëve që kanë kërkuar trajtim në Kirurgjinë Plastike në QKUK, si pasojë e djegies nga pakujdesia me ibrikët e çajit.

Ndërsa titulli i artikullit është i pasaktë, i cili lë të kuptohet se përmbajtja jo e mirë e çajit të zi (çaji i rusit) po i bënë qytetarët e Kosovës për trajtim në spital.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson artikullin si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere