Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Katërvjeçarja nuk ka ndërruar jetë në krahët e shpëtimtarit, siç pretendohet në titull

FESTIM RIZANAJ

Portale të dyshimta në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me titull “Video e rëndë nga Turqia, teksa shpëtimtari e filmon live, katërvjeçarja Azra ndërron jéte në krahët e tij”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është gjetur se vajza 4 vjeçare ka ndërruar jetë pas trajtimit mjekësor të marrë në spitalin e Adanas, dhe jo në krahët e shpëtimtarit teksa ai e filmonte, siç pretendohet në titull.

Vegëza e artikujve të publikuar në portalet “media.lajmengabota.com”, “mesazhi.medialajme.info” dhe “jnews3.com”:

https://mesazhi.medialajme.info/2023/02/18/video-e-rende-nga-turqia-teksa-shpetimtari-e-filmon-live-katervjecari-azra-nderron-jete-ne-krahet-e-tij/?fbclid=IwAR243gmn5O6n05FbPneedpUDeBCjuspkPDMpbHBE1LjWuoY0GFGgUkEUd1U
https://www.media.lajmengabota.com/2023/02/19/video-e-ren-de-nga-turqia-teksa-shpetimtari-e-filmon-live-katervjecarja-azra-nderron-jete-ne-krahet-e-tij/?fbclid=IwAR0zHU2__mfrz3wAzYDoiKzrwvpOmj7Kr96gTqxDPHFcMeS7-BQ0ImyJALQ
https://jnews3.com/2023/02/20/video-e-rende-nga-turqia-teksa-shpetimtari-e-filmon-live-katervjecari-azra-nderron-jete-ne-krahet-e-tij/?fbclid=IwAR1zGFT-XJ2uRu7GYcP3QZdKYO7JvVMVgHxyoeaOO1NDxpgYrl8ubuJYogE

Përveç në këto portale të dyshimta, artikulli është shpërndarë edhe në median sociale Facebook nga faqet “lajme ditore”, “lajme globale”, “Revista Kosova”.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë lajmin që ka të bëjë me vogëlushen në mediat turke. (këtu)

Në këtë artikull bëhet e qartë se, 4 vjeçarja nuk ka ndërruar jetë në krahët e shpëtimtarit siç pretendohet në titull, por në spitalin e qytetit të Adana, pas tretmanit mjekësorë që ka marrë.


Analiza:

Portale të dyshimta në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me pretendimin në titull se gjatë tërmetit në Turqi vogëlushja 4 vjeçare Azra Duru ka ndërruar jetë në krahët e shpëtimtarit, teksa ai e filmonte drejtpërdrejt me telefon.

Pas verifikimit të fakteve, është gjetur se vogëlushja nuk ka ndërruar jetë në krahët e shpëtimtarit, por në spitalit e qytetit Adana, pas trajtimit mjekësorë që ka marrë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere