[email protected]
Publikohet një parashikim i vjetër për motin nga Tahirsylaj
shape
shape
shape

Faqja në Facebook “Specialja” ka publikuar dje (9 mars) një artikull me titull “Sylë Tahirsylaj jep lajmin e madh, bëhuni gati ja kur po “vjen” dimri”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky lajm është i vjetër, e që faqja e lartcekur është munduar ta paraqesë atë si aktual.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (4 janar) nga portali “KlanKosova.tv”.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Specialja”:

https://www.facebook.com/revistaspecialja/posts/pfbid02fQLuJpYmSAUMv7PfyJcC4CkV7yGVV2soFp1EP7nvaKNjRnQcvPUNFaqL5zhwk1pal


Me anë të këtij postimi, faqja e lartcekur ka arritur të grumbullojë numër të madh komentesh e reagimesh. (shih fotografinë më poshtë)


Në artikullin e publikuar në kohë reale (4 janar) nga portali “KlanKosova.tv” gjendet intervista e meteorologut Sylë Tahirsylaj, i cili atëkohë ishte shprehur se nga java e ardhshme do të bien edhe temperaturat. (shih këtu)


Analiza:

Faqja “Specialja” në Facebook ka publikuar një deklaratë të vjetër (4 janar) të meteorologut Sylë Tahirsylaj, i cili atëkohë kishte paralajmëruar se nga java e ardhshme do të bien temperaturat.

Kjo faqe është munduar që këtë deklaratë të vjetër ta paraqesë si aktuale, e që bazuar në komentet e lexuesve, shihet se disa pre tyre kanë rënë pre e këtij lajmi të vjetër.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others