Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Titulli lë të kuptohet që kërkesa për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut vlen për gjithë vendin

FESTIM RIZANAJ

Disa mediume në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull sot (4 prill) me titull “Kërkohet ndalimi i përdorimit të TikTok-ut në Shqipëri”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues dhe lë për të nënkuptuar që po kërkohet të ndalohet TikTok-ut në nivel të përgjithshëm.

Lajmi sqarohet vetëm në përmbajtje  ku bëhet e ditur se, “Kreu i grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka kërkuar që ‘Tik-Toku’ të ndalohet në institucionet publike”.

Vegëzat e artikujve të publikuar ën disa media në gjuhën shqipe:

https://lajmi.net/kerkohet-ndalimi-i-perdorimit-te-tiktok-ut-ne-shqiperi/?fbclid=IwAR2FRHj24EeHIexpJ8mXU-LSnC35mc3mn-MCOf0X1yRYDSL1N0BxkQbV2rw

https://www.kosova-sot.info/lajme/670203/shqiperi-kerkohet-ndalimi-i-perdorimit-te-tiktok-ut/?fbclid=IwAR2wAHO5GXrX89sux6vJNg-nXg1RHd2i1gTMnxMKXj2gak9m2pJYbmyWvZM


Titulli i artikullit në fjalë lë për t’u nënkuptuar që kërkesa për ndalimin e TikTok-ut vlen në nivel vendi, përkundër faktit që kërkesa është bërë që të ndalohet në institucionet publike.


Analiza:

Disa media në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me titull përgjithësues lidhur me kërkesën për ndalimin e TikTok-ut në Shqipëri, duke lënë të nënkuptohet që kërkesa është bërë në nivel vendi.

Lajmi sqarohet në përmbajtje ku bëhet e ditur se kërkesa është bërë që TikTok-u të ndalohet në institucione publike.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere