[email protected]
Titull përgjithësues që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (1 maj) një artikull me titull “Qytetarët përplasen me policinë, arrestohen disa persona”.

Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, pra nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje.

Lajmi bëhet i qartë vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Gjatë ditës protestat e 1 Majit në Paris morën një kthesë të dhunshme, ku policia franceze bëri rreth 30 arrestime”.

Duke pas parasysh se ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se arrestimi i qytetarëve ka ndodhur në vendin tonë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/673722/qytetaret-perplasen-me-policine-arr-estohen-disa-persona/?fbclid=IwAR0pPwi3NE3oSJGevswMjemmk3yXqSblElNR5-OFETW0fzc2W53q9H8z8K4


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se lajmi ka të bëjë me arrestimin e protestuesve në Paris dhe Lyon, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa mediume franceze. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur me arrestimin e disa protestueve në Francë, por në titull nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se arrestimi i qytetarëve ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others