Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Kosova po pajiset me helikopterë

FATBARDH DEMA

Disa faqe në Facebook me datë 2 korrik kanë publikuar një video-material në të cilën shihen dy pilotë duke drejtuar një helikopter, e njëri ndër ta mban edhe flamurin e Kosovës në uniformën e tij.

Në përshkrimin e kësaj videoje pretendohet se Kosova do të pajiset me helikopterë të shumtë.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info nuk ka arritur të gjejë autenticitetin e kësaj videoje, për të vërtetuar se ku dhe në cilën datë është publikuar ajo.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga faqet “I Love Mitrovica” dhe “The Reiss”:

https://www.facebook.com/iLoveMitrovica/videos/228587843353266/

https://www.facebook.com/Reis1954/videos/6365249103564053/


Në përshkrimin e këtij video-materiali shkruan:

Përshendetje nga hapsira ajrore e Kosovës!????

Kosova po bëhet me Helikopter???? të shumtë…Shperndaje per inat armiqëve


Pas verifikimit dhe hulumtimit të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar në media online që flet për pajisjen e Kosovës apo më saktësisht Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) me helikopterë.

Gjithashtu, as në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka asnjë publikim që ndërlidhet me pretendimin e bërë nga faqet e lartcekura. (shih këtu)


Pas kërkimit përmes “Google”, hibrid.info ka gjetur një artikull të publikuar më 18 qershor nga Agjencia e Lajmeve “KosovaPress.com”, i cili flet për mungesën e helikopterëve në vendin tonë. Por, në asnjë rast nuk përmendet mundësia që Kosova së shpejti do të pajiset me ta. (shih këtu)


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një video-material përmes së cilës pretendohet rrejshëm se “Kosova po bëhet me helikopterë të shumtë”.

Pas verifikimit të fakteve, është vërtetuar se ky pretendim nuk qëndron, pasi nuk ka asnjë të dhënë të publikuar qoftë në media online apo edhe nga Ministria e Mbrojtjes, që flet për mundësinë e pajisjes me helikopterë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere