Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ekziston mundësia për kredi në postimin e faqes së dyshimtë

HIBRID

Një postim i sponsorizuar në të cilin pretendohet se ofrohet mundësi për kredi, është gjetur gjatë monitorimit nga hibrid.info.

Postimi i sponsorizuar në Facebook është shpërndarë nga një faqe me emrin “PlusAtlas Interest”.

Hibrid.info ka verifikuar se, pas klikimit në postimin e shpërndarë nga kjo faqe në Facebook, vegëza e hapur nuk ofron asnjë mundësi kredie, siç pretendohet në postimin dhe në imazhin që e shoqëron atë.

Postimi i sponsorizuar i publikuar në Facebook nga faqja “PlusAtlas Interest”:

Vegëza e publikimit të shpërndarë nga “PlusAtlas Interest”:

https://bad-credit-loans-intl.xyz/?forcekeyA=Kredi+personale+t%C3%AB+shpejta&forcekeyB=Pik%C3%AB+kredie+t%C3%AB+ul%C3%ABt%3F+Merrni+nj%C3%AB+kredi+tani&forcekeyC=Opsione+p%C3%ABr+kredi+personale&forcekeyD=Kredi+t%C3%AB+shpejta-+Opsione+n%C3%ABse+keni+kredi+t%C3%AB+dob%C3%ABt&forcekeyE=Kredi+personale+online&fbid=249813662993881&fbland=ViewContent&fbserp=Search&fbclick=Click&subid=facebookdirect_mc-loans&ref=facebook-direct&compkey=bad+credit+loans&rskey=Kredi+me+kredi+t%C3%AB+dob%C3%ABt&sub_id2=23854418616940168%7C23854418617080168%7C23854418798600168&fbclid=IwAR2K40splCtFzWCTwULsWnsrzxBES9VBF15bgom3zREb5YXZnADKepZvly4


Pasi të klikohet në vegëzën e paraqitur në postim, hapet faqja me pesë seksionet për kredi të ndarë në vegëza të ndryshime dhe, pas klikimit në to, kuptohet se ato nuk paraqesin përmbajtje për pretendimet në mbishkrime.

Pra nuk hapen informata për shërbimet që pretendohet si i ofrojnës si: Kredi Personale Online; Kredi të Shpejta; Kredi Personale të Shpejta, Opsione për Kredi Personale etj.

Faqja qe hapet pas klikimit në këto opsione, është e zbrazët, pra pa përmbajtje.

Po ashtu hibrid.info ka hulumtuar edhe për faqen e cila e ka publikuar këtë përmbajtje të sponsorizuar. Në seksionin e të dhënave “rreth faqes” apo në origjinal (anglisht) “about” të faqes “PlusAtlas Interest”, mungojnë të dhënat rreth lokacionit apo mundësisë për kontakt me faqen në fjalë. Krejt çka tregohet rreth kësaj faqe, është mbi përshkrimin e ueb-faqes, e cila karakterizohet si ueb-faqe argëtuese (shih këtu).

Këto të gjetura edhe më shumë dëshmojnë për jo besueshmërinë e kësaj faqeje mbi atë që e pretendon në postimin e publikuar në Facebook.

Hibrid.info ka bërë edhe kërkime shtesë për të siguruar edhe të dhëna tjera që ndërlidhen me kredibilitetin dhe vërtetësinë e kësaj faqeje në Facebook. Megjithatë, emri “PlusAtlas Interest” që mbanë kjo faqe, rezulton të mos i përket ndonjë kompanie apo ndërmarrje apo entiteti juridik të regjistruar në Kosovë.  

Një emër i tillë del të mos tregoj ndonjë rezultat nga kërkimi i bërë në listën e Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK). Kjo tregon që nuk ka ndonjë ndërmarrje që mbanë këtë emër (shih këtu).

Edhe në kërkimin e Sistemit Elektronik të Organizatave Joqeveritare (SEOJQ), nuk është shfaqur ndonjë entitet me këtë emër (shih këtu).

Pra, përpos që i mungojnë të dhënat elementare në seksionin “about”, kjo faqe që pretendon se paraqet një institucion financiar me emrin “PlusAtlas Interest“, rezulton të mos jetë fare entitet juridik i regjistruar në Kosovë.


Analiza:

Hibrid.info gjatë monitorimit ka gjetur se një faqe në Facebook ka ndarë një postim ku pretendohet se ofrohet mundësi për kredi.

Hibrid.info ka vërejtur se ky publikim, pas klikimit nuk shfaqë mundësinë e pretenduar. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë faqe si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere