Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk bëhet e ditur në autostradën e cilit shtet ka ndodhur aksidenti

FESTIM RIZANAJ

Portali informativ “Kosova Sot” ka publikuar dje (05 shtator) një artikull me titull “Aksident i rëndë në autostradë”.

Pas verifikimit të fakteve nga Hibrid.info është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, që nuk sqaron se në autostradën e cilit shtet ka ndodhur kjo ngjarje.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “në autostradën “Milos Veliki” në Serbi raportohet për aksident të rëndë trafiku”.

Pasi që ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), titulli në fjalë, mund t’i dezinformojë lexuesit se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “Kosova Sot”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/687599/aksident-i-rende-ne-autostade/?fbclid=IwAR3jDBv2t9oJKYBEhYsmS8kH5_IjIVEZJe-L8_eV-6dJTwIDb9jdhPhI–o


Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga mediat serbe të cilat kanë informuar lidhur me ngjarjen. (këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull në lidhje me një aksident në autostradën “Milos Veliki” në Serbi, por që në titullin e artikullit nuk bëhet e ditur vendndodhja e ngjarjes.

Për shkak se portali informativ “Kosova-sot.info” numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova, mos-saktësimi i vendndodhjes së ngjarjes në titull, nga ky portal, shumë lehtë mund të rezultojë me dezinformim të lexuesve, duke i bërë të mendojnë se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere