Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Video e vjetër e paradës ushtarake në Jemen, mundohet të ndërlidhet me konfliktin aktual Hamas – Izrael

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook “The Reis” ka publikuar dje një video-material në të cilën paraqiten pamje të një parade ushtarake.

Këtij video-materiali, faqja e lartcekur i ka vënë mbishkrimin “Lëvizja Ansarullah në Jemen shpalli mobilizim. Lëvizja Ansarullah ka raketa balistike me rreze veprimi prej 2 mijë km”.

Por që pas verifikimit nga hibrid.info, është vërtetuar se video-materiali është i vjetër, i publikuar në muajin shtator dhe shfaq pamje të një parade ushtarake në Sanna të Jemenit.

Duke u bazuar në publikimet e faqes së lartcekur (këtu), por dhe nga komentet në po këtë publikim të video-materialit, nënkuptohet se i njëjti është munduar të paraqitet si aktual, duke e ndërlidhur atë me konfliktin në Gaza.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga faqja “The Reis”:

https://www.facebook.com/watch/?v=171282365978290


Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, ka gjetur një video-material të publikuar në median sociale TikTok me 21 shtator, që shfaq disa pamje nga parada e njëjtë ushtarake në Jemen. (shih këtu)

Përshkrimi i këtij video-materiali është në gjuhën arabe, por pas përkthimit përmes Google Translate në gjuhën shqipe, ai merr kuptimin “Një paradë e re ushtarake në Sanaa – Parada ushtarake e forcave të armatosura të Jemenit sot në Sheshin Al-Sabeen me rastin e Revolucionit të 21 Shtatorit”.


Analiza:

Një faqe në Facebook ka publikuar një video-material të vjetër (shtator 2023) ku shihen pamje të një parade ushtarake në Jemen.

Bazuar në aktivitetin e faqes, video-materiali është munduar të paraqitet si aktual, me pretendimin të ndërlidhet me situatën aktuale në Gaza.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë publikim si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere