Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pamje e vjetër e lansimit të një rakete në Jemen paraqitet si moment sulmi ndaj Izraelit

HIBRID

Llogaria në Facebook me emrin “Al Khattab” ka publikuar dje (20 tetor) një video-material që shfaq momente të lansimit të një rakete.

Kjo llogari me anë të mbishkrimit pretendon se pamjet tregojnë lansimin e raketës, e cila ka cak Izraelin.

Por pas hulumtimit të fakteve nga hibrid.info, është kuptuar se video-materiali është i vjetër dhe në fakt, nuk ka të bëjë me konfliktin ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga llogaria “Al Khattab”:

https://www.facebook.com/khattab007x/posts/pfbid0CPk5Hjro2d7o5T5ekWbPsoMw8ndC7AQVE1qw7GtzJBEMHMa3MLZEUzoAdtgcpc36l


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur se video-materiali është i vitit 2021 dhe paraqet momente të lansimit të një rakete nga Jemeni, e cila kishte si cak Riadin, kryeqytetin e Arabisë Saudite (shih këtu).

Hibrid.info vlerëson se autori duke u nisur nga situata aktuale në Lindjen e Mesme, ka përdorur imazhin e lansimit të një rakete duke e kontekstualizuar me konfliktin Izrael-Hamas.


Analiza:

Një llogari në Facebook ka publikuar një video-material me mbishkrimin që pretendon se po shfaq lansimin e një rakete me cak shtetin e Izraelit.

Por që pas verifikimit nga hibrid.info, është gjetur se bëhet fjalë për nje video të vjetër, e cila ndërlidhet me një lansim të raketës nga Jemeni në Arabinë Saudite, në vitin 2021.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si, “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere