Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, i cili shihet të ketë veshur pelena, është e montuar

FESTIM RIZANAJ

Faqja në Facebook “Mesxhid El-Aksa” që publikon përmbajtje në gjuhën shqipe, dje (16 nëntor) ka postuar një fotografi të presidentit të SHBA-së, Joe Biden i cili shihet të ketë veshur pelena.

Por që hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka gjetur se në fotografi është ndërhyrë, duke gjetur se fotografia e Bidenit ku shihet të ketë veshur pelena është e montuar.


Vegëza e fotografisë të publikuar në Facebook nga faqja “Mesxhid El-Aksa”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02mqmSVeNw4Fr7iSwfrAVAABidnBdGtuSx8udMZioqk5sacnzAFYZBNVc4q5jktNqdl&id=61552794521615


Pas kërkimeve të bëra të kërkimit të imazhit të kundërt, rezulton se nuk ka pelena në foton origjinale. Pelena është e montuar në fotografi. (këtu)

Fotoja origjinale është bërë nga Brendan Smialowski i AFP-së. (këtu)

Fotoja është bërë kur presidenti i SHBA-së, Joe Biden, doli në skenë në ceremoninë e diplomimit të Akademisë së Forcave Ajrore të SHBA-së më 1 qershor 2023. Në momentin kur ai ka rënë, shihet se Biden nuk kishte të veshur pelena.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, i cili shihet të ketë veshur pelena, është e montuar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë fotografi e vlerëson si “mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere