Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Me pamje të vjetra pretendohet se Turqia po e furnizon ushtarakisht Izraelin

HIBRID

Një faqe në Facebook që mban emrin “Realiteti”, ka publikuar një video- material ku shfaqen pamje të disa produkteve me etiketën “Made in Turkey” teksa shkarkohen nga një kontenier.

Në mbishkrimin e videos së publikuar, pretendohet se pamjet e shfaqura paraqesin momente kur ushtarët izraelitë marrin furnizime ushtarake të dërguara nga Turqia.

Por, hibrid.info ka hulumtuar dhe ka verifikuar se nuk bëhet fjalë për furnizime ushtarake nga Turqia në Izrael. Gjithashtu, pamjet e shfaqura janë të vjetra.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga faqja “Realiteti”:

https://www.facebook.com/realitetiofficial/videos/714976667209219/


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka verifikuar se bëhet fjalë për një video që shfaq pamje të furnizimeve me të brendshme termike, nga Turqia në Izrael.

Artikulli i gjetur nga hibrid.info, i publikuar nga uebfaqja e lajmeve në gjuhën angleze me emrin “Turkish Minute”, sqaron situatën rreth kësaj videoje të publikuar që pretendon se Izraeli po furnizohet nga Turqia (shih këtu).

Ky artikull, bazuar edhe në reagimin e zyrës per dezinformata të shtetit turk, tregon se pamjet e publikuara janë të vjetra dhe se nuk bëhet fjalë për furnizim të Izraelit nga Turqia (shih këtu).

Në reagimin e kësaj zyre, sqarohet se tashmë ka dy vite që në produktet e Turqisë figuron etiketa “Made in Türkiye” dhe jo “Made in Turkey”, siç shihet në pamjet e shfaqura. Gjë e cila dëshmon se pamjet janë të vjetra e jo aktuale.


Analiza:

Një faqe në Facebook ka publikuar një video-material, për të cilin pretendohet se shfaq pamje të furnizimeve ushtarake të Turqisë për Izraelin.

Hibrid.info ka verifikuar se nuk bëhet fjalë për furnizime ushtarake si dhe po ashtu ka vërtetuar se pamjet e shfaqura në këtë video, nuk janë aktuale.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Përmbatje e pa verifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere