Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Imazhi nuk paraqet pamjet në Gaza, është realizuar në vitin 2017 në Irak

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “IDEALISTI-al” ka publikuar dje (6 dhjetor) një postim rreth situatës në Gaza, të cilin e ka pasqyruar me një imazh.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhi i paraqitur në këtë postim nuk paraqet qytetin e shkatërruar të Gaza-s.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “IDEALISTI-al”:

https://www.facebook.com/idealistial/posts/pfbid0GQ4RVPqfivvtb51mXd3VBbkhTm74b6Pd2Yb77B1Q6Bpxj5aytJHafFTLTCVBjLU3l


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka vërtetuar se imazhi i postuar nga faqja e lartcekur paraqet qytetin irakian Mosul.

Imazhi është gjetur i publikuar nga mediumet e huaja si “NBCNews.com” dhe “NYPost.com”. (shih këtu dhe këtu)

Në përshkrimin e kësaj fotografie të realizuar në vitin 2017 nga Felipe Dana / AP, sqarohet se pamjet paraqesin ndërtesa dhe dyqane të shkatërruara në qytetin e vjetër të Mosulit, Irak.

Screenshot i artikullit të publikuar në NBC News


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se faqja në Facebook “IDEALISTI-al” ka publikuar një fotografi të vitit 2017 të qytetit Mosul në Irak, me pretendimin se pamjet paraqesin qytetin e shkatërruar të Gaza-s.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere