[email protected]
Pse artikujt me tituj si “i lindi djalë pas 10 vjetëve” nuk janë të vërtetë?
shape
shape
shape

Portalet e dyshimta si dhe disa faqe e grupe në rrjete sociale, jo rrallë herë publikojnë artikuj dhe postime me tregime të sajuara vetëm për të përfituar nga klikimet.

Të tilla janë edhe publikimet që pretendojnë të paraqesin një ngjarje, jo shumë të zakonshme, siç mund të jetë lindja e fëmijëve pas disa vite martese të një qifti. Një postim i tillë, natyrshëm që ngjallë emocion tek lexuesit, marr parasysh ndjeshmërinë e ngjarjes, që në këto raste nuk është se janë histori autentike.

Në shumicën e rasteve, krijuesit e këtyre artikujve përmendin mbiemra si për shembull “familja Gashi” duke i ikur identifikimit të plotë si dhe vendosin fotografi të huazuar nga interneti. 

Me këto lajme të rreme, mundohen që të përdorin të gjitha mundësitë e manipulimit dhe dezinformimit të publikut, vetëm për monetizim të kilikimeve.

Kjo dukuri është mjaft e shpeshtë dhe lajme të tilla hasim çdo ditë në këto portale të dyshimta në gjuhën shqipe.


Një nga tekstet origjinale të këtij lloji që u shpërnda nga disa portale:

Oh Zot Kjo Eshte Dite E Bekum Per Mu Dhe Familjen Time, Pas 9 Vite Martes Allahu Me Fali 2 Djem Binjak kush po ma uron

Oh zot kjo eshte dite e bekum per mu dhe familjen time, pas 9 vite martes Allahu me fali 2 djem binjak , kush me uron Zoti i dhashte ate qe i mungon.

Në familjen Haradinaj ndodhi diqka e mahnitshme qe pas 9 viteve martes zoti ju fali femije te cilet ishin te deshpruar nga jeta . Por me ate qka ndodh iata mbeten te habitur dhe te ngazellyer nga ajo se cfare indodhi.

Vegëzat e këtij lajmi të publikuar në disa portale:

https://kosalb.net/oh-zot-kjo-eshte-dite-e-bekum-per-mu-dhe-familjen-time-pas-9-vite-martes-allahu-me-fali-2-djem-binjak-kush-po-ma-uron-2/

https://lajmeshqip.site/oh-zot-kjo-eshte-dite-e-bekum-per-mu-dhe-familjen-time-pas-9-vite-martes-allahu-me-fali-2-djem-binjak-kush-po-ma-uron-iu-plotesofshin-deshirat/

https://jeta-online.info/oh-zot-kjo-eshte-dite-e-bekum-per-mu-dhe-familjen-time-pas-9-vite-martes-allahu-me-fali-2-djem-binjak-kush-po-ma-uron/


Në shumicën e rasteve, e njëjta fotografi dhe i njëjti tekst përdorët në përshkrimin e ngjarjeve të ndryshme. Ajo çka ndryshon është familja, vitet, numri i fëmijëve të lindur dhe të ngjashme.

Gjithsesi, lajme të ngjashme me përmbajtje të sajuar kanë ndodhur edhe më herët. Në këto tekste sajohet historia, duke mos u përmendur asnjë fakt përkufizues në lidhje me ngjarjet e pretenduara.

Vegëza e një artikulli të ngjashëm që është publikuar më herët:

http://gazetaopinioni.com/2020/09/09/pas-20-vitesh-martes-allahu-i-madherishem-mi-fali-2-djem-bineq-kush-me-uron-zoti-i-dhasht-ate-qe-i-mungon/

Analizë:

Duke qenë se këta artikuj nuk paraqesin një të vërtetë dhe për qëllim kanë vetëm përfitime, sipas metodologjisë së hibrid.info, kategorizohen si “Clickbait”.

Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others