Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia nuk shfaq minatorët e Trepçës, ajo është shkrepur në Bosnje e Hercegovinë gjatë vitit 2015

FATBARDH DEMA

Portali informativ Veriu.info ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një fotografi me pretendimin se në të paraqiten minatorët e Trepçës në horizontin e nëntë, në thellësi mbi 800 metra.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia nuk paraqet minatorët e Trepçës, por se ajo është realizuar në minierën “Stara Jama” në Zenicë të Bosnje e Hercegovinës.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja e portalit “Veriu.info”:

https://archive.is/sjqbK#selection-467.0-467.162


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka gjetur fotografinë e njëjtë të publikuar në platformën online për fotografi “Alamy”, e cila tregon datën e publikimit 15 korrik 2015, dhe që është shkrepur nga fotografi Dado Ruvic.

Imazhi mban përshkrimin “Minatorët e qymyrit luten ndërsa agjërojnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, 740 metra (2427 këmbë) thellë brenda minierës së qymyrit Stara Jama, në Zenicë, Bosnje dhe Hercegovinë, 15 korrik 2015”. (shih fotografinë më poshtë)


Fotografia e njëjtë është gjetur e publikuar edhe në mediumin britanik “TheGuardian.com” në përshkrimin e së cilës sqarohet se pamjet tregojnë minatorët në Bosnje e Hercegovinë. (shih këtu)

Screenshot nga artikulli i publikuar në TheGuardian


Edhe gjatë vitit të kaluar, e njëjta fotografi ishte publikuar nga një portal tjetër në Kosovë, me pretendimin se pamjet shfaqin minatorët e Trepçës. Kjo përmbajtje po ashtu ishte verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Në bazë të kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se portali “Veriu.info” ka publikuar në Facebook një fotografi të minatorëve në Bosnje e Hercegovinë, me pretendimin se në të paraqiten minatorët e Trepçës gjatë ngrënies së syfyrit në një thellësi mbi 800 metra.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim të portalit “Veriu.info” si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere