Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Takimi i vjetër në mes Scholz dhe Biden paraqitet si aktual me pretendimin e rremë se kanë diskutuar për Kosovën

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Llogaria në Facebook me emrin “Lule Gjeli” ka publikuar më 13 prill një imazh ku paraqiten kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden pranë njëri tjetrit.

Fotografisë së publikuar i është vendosur mbishkrimi “Kancelari gjerman ne takim me Presidentin amerikan folën edhe për Kosovën”.

Por, pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është gjetur se imazhi paraqet momentin e takimit ndërmjet dy liderëve më 3 mars të vitit 2023. Po ashtu hera e fundit kur janë takuar Biden dhe Scholz, ishte në shkurt të këtij viti.


Vegëza e imazhit të publikuar nga llogaria “Lule Gjeli” në Facebook:

https://www.facebook.com/photo?fbid=975889437578203&set=a.114623383704817


Llogaria “Lule Gjeli” në Facebook numëron 5 mijë e 700 ndjekës (shih këtu).


Pas hulumtimit me anë të programit të automatizuar të kërkimit “InVID”, hibrid.info ka gjetur se ky imazh është shkrepur nga takimi i realizuar më 3 mars të vitit 2023, ndërmjet kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit të SHBA-së, Joe Biden (shih këtu dhe këtu).


Hibrid.info po ashtu ka kontrolluar edhe ueb-faqen e “Shtëpisë së Bardhë”, ku në mesin e publikimeve ka gjetur edhe njoftimet për takimet e realizuara ndërmjet dy liderevë në mars të vitit 2023-së (këtu) dhe të fundit, në shkurt të këtij viti (këtu).


Nga verifikimi i dy njoftimeve, nuk konfirmohet se Kosova ishte temë diskutimi e këtyre takimeve.

Analiza:

Pretendimi se kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden janë takuar dhe kanë diskutuar për Kosovën, nuk është i vërtetë.

Hibrid.info ka vërtetuar se imazhi është marrë nga takimi i dy liderëve në shkurt të vitit 2023. As në këtë takim e as në takimin e zhvilluar në shkurt 2024 ndërmjet Scholz dhe Biden, nuk ishte diskutuar për Kosovën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere