Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi gabim për rezultatin e ndeshjes Trepça 89 – Prishtina

HIBRID

Portali “periskopi.com” ka publikuar një artikull që pretendon se klubi i futbollit Trepça 89 dhe ai Prishtina janë ndarë me rezultat të barabartë 1 me 1 në ndeshjen e xhiro së 22-të në Superligën e Kosovës.

Pas verifikimit nga hibrid.info, del që ky artikull nga periskopi.com të jetë shkruar gabim, pasi që këtë ndeshje e ka fituar Prishtina me rezultat 1 me 2.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “periskopi.com”:

Trepça 89 nxjerr barazim në minutën e fundit kundër Prishtinës

Trepça 89 nxori një barazim dramatik në minutën e fundit kundër Prishtinës në Mitrovicë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Superligën e Kosovës.

Prishtinasit kaluan në epërsi në minutën e 52-të dhe u duk se do të siguronte tri pikë nga kjo përballje, shkruan Periskopi.

Mirëpo, në minutën e 90-të të ndeshjes, Arbnor Muja barazoi për nikoqirët duke ia siguruar skuadrës së tij një pikë nga përballja.

Vegëza e artikullit të publikuar në “periskopi.com”:

Më poshtë mund të gjeni vegëzat me artikullin rreth fitores së Prishtinës të publikuar në disa media online.

https://www.zeri.info/sport/395552/superliga-live-trepca-89-ndash-fc-prishtina-drama-ne-mitrovice-i-takon-kryeqytetasve/

https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=503944

Analiza:

Periskopi.com ka gabuar në shkrimin e këtij artikulli, duke pretenduar se ndeshja në mes Trepçës 89 dhe Prishtinës është kryer me barazim 1 me 1. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del që Prishtina e ka fituar ndeshjen 1 me 2 në minutën e 96-të pas golit të shënuar nga Leonit Abazi.

Lajmi është i shkruar gabim, por pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut. Megjithatë, mund të dezinformojë lexuesit e këtij portali. Hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere